Imazhet e reja të NASA-s kanë zbuluar bazën bërthamore të harruar të Camp Century nën shtresën e akullit në Grenlandën veriperëndimore. Baza e ndërtuar në vitin 1959, ishte menduar si një vend sekret për lëshimin e raketave balistike kundër Bashkimit Sovjetik.
Shkrirja e akullit të Grenlandës mund të zbulojë minerale të vlefshme, por edhe të krijojë mosmarrëveshje për mjedisin mbi pastrimin e trashëgimisë së lënë pas, raporton Sky News.
Ne po kërkonim në fundin e akullit dhe papritmas u shfaq Camp Century, thotë eksperti i NASA-s, Alex Gardner.
Baza u braktis në vitin 1967, tetë vjet pasi u ndërtua.Shtetet e Bashkuara kishin vendos aty rreth 200,000 litra naftë dhe ujëra të zeza, për të cilat ishte shkaktuar polemikë për mirëmbajtjen/pastrimin.


