Pas protestës së opozitës, ka reaguar dhe Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit.
Vasili me anë të një statusi në Facebook shkruan se sot të gjithë i dolën për zot Shqipërisë dhe familjeve të tyre.
“Askush nga sot nuk ka guxim t’ju dhunoje familjet dhe bukën e gojës, t’ju dhunoje dinjitetin dhe krenarine. Sot jemi shume te forte krah njeri tjetrit dhe jemi aq shume sa marrim përpara çdo qeveri kriminale si kjo e Edi Rames”, shkruan ndër të tjera Vasili.
Postim i plotë
Falenderim pa fund nga zemra per ju qe erdhet ne protesten madheshtore sot.
Miq qe erdhet nga gjithe Shqiperia, Divjaka, Lushnja, Fieri, Patosi, Rroskoveci dhe Mallakstra.
Sot te gjithe ju i dolet per zot Shqiperise dhe familjeve tuaja.
Askush nga sot nuk ka guxim t’ju dhunoje familjet dhe buken e gojes,t’ju dhunoje dinjitetin dhe krenarine.
Sot jemi shume te forte krah njeri tjetrit dhe jemi aq shume sa marrim perpara cdo qeveri kriminale si kjo e Edi Rames



