• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Projekt 2 mln euro për rehabilitimin e shtratit të Bunës, ministri Klosi: Me rëndësi për turizmin
Home
Shqipëri

Projekt 2 mln euro për rehabilitimin e shtratit të Bunës, ministri Klosi: Me rëndësi për turizmin

27 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në prani edhe të deleguarit të qarkut Shkodër, Ditmir Bushati lancoi programin e rehabilitimit të shtratit të lumit Buna. Projekti “Mbrojtja e Deltes se Lumit Buna”, financuar nga Fondacioni MAVA me vlerë 2 milionë euro. Përfshirja e këtij projekti afatgjatë në zonën e Buna-Velipojës do të mbështesë më tej zbatimin e Planit të Menaxhimit të kësaj zone të mbrojtur.

Ministri Klosi deklaroi se me keto investime, lumi Buna kthehet në destinacion turistik, pasi projekti do të mundësojë ngritjen e plazheve pranë brigjeve të lumit.

“Në kuadër të bisedës që po vazhdojmë të bëjmë me qytetarët, bashkëqeverisja vazhdon të jetë për ne një pikë kulmore e programit tonë qeveritar. Kemi ardhur këtu në Lagunën e mbrojtur të Velipojës, për të parë nga afër mundësitë reale të zhvillimit të qëndrueshëm, por dhe duke mbrojtur këtë mrekulli të natyrës. Programi jonë për të pasur një ofertë të përbashkët me vendet e rajonit, sëbashku me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe vende të tjera, të bëjmë të mundur që këto zona t’i ofrojmë si destinacione turistike për turistët. Është e nevojshme që në këto zona të shtojmë hotelet me 4 dhe 5 yje, zhvillimin e agroturizmit në zonën e Velipojës, gjë që në vitin 2018 do të dyfishojë vizitorët në këtë zonë. Qeveria shqiptare po vazhdon investimet jo vetëm për zhvillimin e politikave të turizmit por dhe përmirësimn e infrasturkturës në këto zona, tha ministri Klosi.

Sakaq, ministri Bushati shtoi se përfundimi i rrugës së Velipojës është vetëm hapi i parë, i cili është shumë i rëndësishëm për ta rigjallëruar zonën, për ta kthyer në një destinacion të rëndësishëm të Adriatikut, mundësisht jo vetëm për shtetasit shqiptar apo shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjërë. Sot ne patëm mundësinë të diskutojmë projektin që do të nisë për rigjallërimin e shtratit të Bunës.

Këto projekte janë konceptur në mënyrë integrale sëbashku me projektin e liqenit, i cili po diskutohet me palën malazeze, i cili do të mbështetet dhe nga fondet e BE-së, për të krijuar mundësinë që kjo zonë të jetë më e zhvilluar dhe një destinacion për turistët shqiptar dhe të huaj.

“Përfundimi i rrugës së Velipojës është vetëm hapi i parë, i cili është shumë i rëndësishëm për ta rigjallëruar zonën, për ta kthyer në një destinacion të rëndësishëm të Adriatikut, mundësisht jo vetëm për shtetasit shqiptar apo shqiptarët e Kosovës, por edhe më gjërë. Sot ne patëm mundësinë të diskutojmë projektin që do të nisë për rigjallërimin e shtratit të Bunës. Këto projekte janë konceptur në mënyrë integrale sëbashku me projektin e liqenit, i cili po diskutohet me palën malazeze, i cili do të mbështetet dhe nga fondet e BE-së, për të krijuar mundësinë që kjo zonë të jetë më e zhvilluar dhe një destinacion për turistët shqiptar dhe të huaj.

Dua të jap një mesazh për qytetarët e Shkodrës, për t’iu përgjigjur pozitivisht mundësisë për të mbjellë sa më shumë pemë, për ta ruajtur sa më mirë mjedisin. Për tu kujdesur për mjedisin nuk është detyrë vetëm e strukturave shtetërore por edhe e qytetarëve. Në këtë nisëm duhet të jemi të gjithë sëbashku si pushteti qëndror dhe ai vendor, partnerë të ndryshëm që ndihmojnë Shqipërinë apo fondacione private. Fondacioni privat që po zbaton projektin për rigjallërimin e Bunës do të ketë një portofol financiar për implementimin e këtij projekti, nga ku do bashkëpunojnë dhe me aktivistë të shoqërisë civile përveç institucioneve qëndrore”, tha ministri Bushati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Bayern ngushton diferencën, shënon Lewandowski
Previous article 14 arsye pse pushimet dimërore janë më të mira se ato verore

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe Politikë

"ZVËRNECI"/ Spiropali: Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit, kollaj t’u sillesh protestave rrotull me fjalë boshe

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend Politikë

SHPALLET FITUESI PËR AUTOSTRADËN MILOT-BALLDREN/ Drejt nisjes një nga projektet më të mëdha rrugore në vend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT