• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY ZGJEDHJE PËR DURIM BAMIN:  Ja çfarë i ofruan autoritetet e Dubait, për të dalë nga qelia
Home
Aktualitet
Kronikë

DY ZGJEDHJE PËR DURIM BAMIN: Ja çfarë i ofruan autoritetet e Dubait, për të dalë nga qelia

1 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon të qëndrojë në një burg në Dubai, në pritje të përfundimit të procedurave gjyqësore.

Arrestimi për herë të dytë i Bamit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është motivuar nga autoritet policore të këtij vendi, si thyerje e kushtit të garancisë për tu paraqitur vullnetarisht në rajonin policor.

Sipas burimeve, Durim Bami ka refuzuar t’i përgjigjet tre e-maileve të dërguara në adresë të tij nga Policia e Dubait, të cilët kërkonin paraqitjen vullnetarisht të tij në rajon. Ndaj nisur nga ky refuzim, Bami është ndaluar në mes të rrugës teksa ndodhej duke ecur me familjen e tij.

Teksa është përballur në gjykatë me këtë situatë të krijuar, Bami është mbrojtur se nuk ka kuptuar gjuhën dhe qëllimin e dërgimit të tre e-maileve të dërguara.

Por sërish gjykata ka vendosur të lerë në burg, megjithëse ai ka kërkuar të mos ekstradojnë apo deportojnë në Shqipëri, pasi në këtë shtet i rrezikohet seriozisht jeta, për shkak të 16 personave që kërkojnë ta vrasin.

Tashmë çështja kundër të “fortit” të Niklës ka mbetur në derën e Gjykatës. Raportohet se ai është vendosur përballë një zgjedhje për të firmosur deportimin e tij nga Dubai në një shtet tjetër ku ai e ndjen veten i sigurt ose të vendosi një garanci financiare në një bankë në Dubai, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Disa ditë më parë, mbrojtësit e të shumë kërkuarit nga prokuroria e posaçme SPAK, thanë se Bami, ju ka renditur autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin në Shqipëri.

Këta emra i kërkuari i ka marrë prej dosjes “Metamorfoza”, ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane ta eliminimin të tij dhe kanë qëlluar me armë kundër tij.

Herën e parë ai u ndalua për llogari të SPAK-ut në muajin qershor 2024, pasi prokurorët e posaçëm, kishin lëshuar në muajin maj një mandat arresti si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka, si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinajt, Erigers Mihasin dhe Hektor alias Tori Xheçuka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KA LËNË DY VAJZA DHE NJË DJALË"/ Motra e Flutura Bashës: Po shkonin te toka e tyre në bujqësi
Previous article KALLËZIMI PËR FSHEHJE PASURIE/ Luan Baçi del nga ambientet e SPAK: Nuk shqetësohem, i njëjti person mjeran më rikallëzoi

s.autor

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT