• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E HAMZA LIÇIT/ RENEA hyn në Dobraç, mësyn lagjen e Bajrave
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E HAMZA LIÇIT/ RENEA hyn në Dobraç, mësyn lagjen e Bajrave

30 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy grupe të forcave speciale RENEA kanë hyrë në fshatin Dobraç, që njihet si zona e grupit të Bajrave, disa orë pas atentatit ku mbeti viktimë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, i dyshuar për disa ngjarje kriminale në Shkodër dhe për përplasjet që ka pasur me Bajrat.

Atentati ndaj Hamza Licit ndodhi në hyrje të Dobraçit. Lici ishte në makinë me Arlind Bushatin, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Dy grupe të RENEA po ushtrojnë kontrolle në Dobraç, ndërsa po marrin në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.

 

Policia ende nuk ka persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa në automjetin ku ndodhej viktima Lici dhe i plagosuri Bushati janë gjetur armë zjarri. Ato janë dërguar në laboratorin shkencor kriminalistik ku do i nënshtrohen ekspertizës.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë informacione nëse ka pasur ose jo një shkëmbim zjarri, por automjeti nga ku është qëlluar, ka lëvizur me shpejtësi, nga brenda saj është qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit ku ndodhej Lici dhe Bushati, dhe po me shpejtësi është larguar.

Si pasojë e të shtënave, Hamza Lici, që ndodhej në rolin e drejtuesit të mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një motoçikletë ku udhëtonin një çift bashkëshortësh. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën qytetarja Flutura Basha, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj, Bashkim Basha.  Çifti nuk kishte lidhje me atentatin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Shkon në tre numri i viktimave nga atentati mafioz në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë Aktualitet

LËVIZTE ME ARMËN PLOT/ Arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda Aktualitet

E SHPËRNDARË NË 150 FAMILJET MË TË PASURA/ Vila 17 milionë euro në PALASË, çfarë thotë Kris Maranda

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon Aktualitet

TMERR NË VLORË/ 43-vjeçari godet me sëpatë në kokë të moshuarën, i vjedh paratë dhe e përdhunon

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT