• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur
Home
Kulturë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

30 October, 2024 s.autor Kulturë

Është ndarë nga jeta Parashqevi Sahatçi, historiane, etnografe dhe koleksioniste e njohur

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i bashkisë, Ervin Demo përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Berati humbi sot një figurë të shquar, “Zonjën e Fotografisë”, koleksionisten dhe historianen Parashqevi Sahatçi ( Salepi).

Dashuria për qytetin e saj, Beratin, i ngjizi edhe pasionin për fotografinë, duke përjetësuar me shkrepjet e aparatit dhe koleksionin e saj të fotove, ngjarje të jetës shoqërore, politike dhe kulturore të Beratit.

Falë koleksionit të pasur të Mjeshtres së Madhe Parashqevi Sahatçi dhe publikimeve, kemi sot një album të pasur të memories historike të qytetit.

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të dashur dhe nderim për veprën e saj të përjetshme”, shkruan Ervin Demo në Facebook.

Në qytetin e Beratit ajo njihej si një mësuese mjaft e dashur për brezat me radhë që ka edukuar në qytetin e “një mbi një dritareve”, ndaj edhe ndryshe njihet si Parashqevia e Beratit.

Në vitin 1979 është vlerësuar me titullin: “Naim Frashëri” historiane dhe etnografe dhe në vitin 1990 është vlerësuar me “Medalje per shërbime shtetërore dhe shoqërore”.

Ndërsa në 2017 mori titullin më të lartë të nderit “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E HAMZA LIÇIT/ RENEA hyn në Dobraç, mësyn lagjen e Bajrave
Previous article ANALIZA/ Ndikimi i mundshëm i tarifave të propozuara nga ish-Presidenti Trump

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT