• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ U arratis nga burgu në Itali, në Shqipëri akuzohej për vrasje, 40-vjeçari gjendet i vdekur në Bolivi
Home
Breaking News

EMRI/ U arratis nga burgu në Itali, në Shqipëri akuzohej për vrasje, 40-vjeçari gjendet i vdekur në Bolivi

27 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Roland Dedja, 40-vjecari nga Durrësi, i cili në Shqipëri akuzohet për vrasje, ndërsa një vit më parë u arratis nga burgu në Itali është gjetur i vdekur në Bolivi.

roland dedja

Mediat atje raportojnë se Dedja u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qira bashkë me një shok në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë.

Mësohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Në 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar.

Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por cështja më pas u apelua.

Kjo nuk është arratisja e parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar.

Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe dihet se, në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shoqëruesi i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së Dedjas. Rasti është raportuar në Interpol, por ende janë duke u kryer disa hetime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILIPINE/ Mbi 5.7 milionë njerëz të zhvendosur dhe të paktën 85 të vdekur nga tajfuni Trami
Previous article ITALIA NDRYSHON LIGJIN/ S’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT