• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FILIPINE/ Mbi 5.7 milionë njerëz të zhvendosur dhe të paktën 85 të vdekur nga tajfuni Trami
Home
Nderkombetare

FILIPINE/ Mbi 5.7 milionë njerëz të zhvendosur dhe të paktën 85 të vdekur nga tajfuni Trami

27 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Tajfuni Trami, i njohur në nivel lokal si stuhia tropikale Kristine, ka shkaktuar zhvendosjen e 5.7 milionë njerëzve në Filipine, derisa numri i të vdekurve është në të paktën 85, raporton Anadolu.

Sipas Këshillit Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive, mbi 5.7 milionë individë ose më shumë se 1.4 milionë familje në gjithsej 8.895 fshatra janë prekur nga stuhia.

Rreth 91.189 familje janë zhvendosur në strehimore në qendrat e evakuimit pasi në 158 qytete dhe komuna është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme.

Numri i të vdekurve gjithashtu është rritur në 85 në mbarë vendin, ndërsa 26 të tjerë akoma mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit ende vazhdojnë në zona të ndryshme të vendit.

Stuhia tropikale preku gjithashtu pjesë të 520 rrugëve dhe 84 urave, ndërkohë dëmtoi 27.640 shtëpi në rajone të ndryshme.

Edhe pse vendi po rimëkëmbet nga një stuhi, autoritetet lokale sot thanë se stuhia e re tropikale Leon po lëviz drejt perëndimit me 30 kilometra në orë mbi Detin Filipine dhe pritet të intensifikohet gradualisht në 24 orët e ardhshme.

Sipas Administratës së Shërbimeve Atmosferike, Gjeofizike dhe Astronomike të Filipineve, kjo stuhi gjatë ditës së nesërme mund të kthehet në një stuhi të fortë tropikale dhe të martën në një tajfun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH DIASPORËS/ Rama: Bëhuni garant që Shqipëria të mos kthehet mbrapa, të bëhemi anëtarë në BE në 2030
Previous article EMRI/ U arratis nga burgu në Itali, në Shqipëri akuzohej për vrasje, 40-vjeçari gjendet i vdekur në Bolivi

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT