• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Ekzekutohet shqiptari në Itali, 78-vjeçari e vret pasi mëson se kishte një lidhje me gruan e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Ekzekutohet shqiptari në Itali, 78-vjeçari e vret pasi mëson se kishte një lidhje me gruan e tij

27 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 45-vjeçar shqiptar dje mbeti i vrarë me armë zjarri nga një i moshuar italian, 78 vjeç.

Viktima u identifikua si shtetasi Dritan Hakaj ndërsa autori Walter Budri, u arrestua. Krimi ndodhi pranë banesës së pensionistit, në rrugën Varese, në Garbagnate Milanese, në veri të Milanos në Itali. Mediat italiane shkruajnë se “viktima kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit të dyshuar”.

Nga hetimet e para, rezulton se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Në orën 03:00 të mëngjesit të djeshëm, 45 vjeçari kishte shkuar në gjendje të dehur në banesën e çiftit dhe sulmoi gruan, në prani të djalit të saj 11-vjeçar, të cilin ajo e kishte nga një lidhje e mëparshme, jo me bashkëshortin aktual.

Ky i fundit reagoi dhe me një pistoletë Beretta 22 që mbante në shtëpi, qëlloi dy herë në ajër për të trembur Hakajn, i cili doli nga apartamenti dhe zbriti shkallët, në tentativë për t’u larguar. Por i moshuari vendosi ta ndjekë dhe bëri zbritje me ashensor. Në katin e parë u ndeshën sërish e pati një përplasje fizike mes tyre para se shtetasi italian të shkrepte armën duke e lënë të vdekur në vend 45-vjeçarin. Një plumb në gjoks rezultoi fatal.

Nga policia italiane që vijon hetimet, i moshuari Budri u vu në pranga me akuzën e “Vrasjes me dashje”. Në dëshminë e parë dhënë policisë, mediat raportojnë se 78-vjeçari pranoi se ai qëlloi pas sherrit me 45-vjeçarin. Ndërkaq dha një tjetër dëshmi për prokurorët por nuk dihen shumë detaje. Agjentët në vendin fqinj sekuestruan pistoletën Beretta 22 e që mbahej pa leje nga i moshuari italian. Sa i përket viktimës, Dritan Hakaj ishte me banim në Milano të Italisë dhe përveçse i papunë, rezultonte person me precedentë penalë në trafikun e lëndëve narkotike, shfrytëzimin e prostitucionit, si dhe për vjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I JAVËS/ Nga përdorimi i alkoolit te shkelja e rregullave të qarkullimit. 6 të arrestuar, mbi 12 mijë gjoba
Previous article 18 MIJË EURO SHPENZIME MJEKËSORE/ Ndërhyrjet e familjes Meta-Kryemadhi në Austri, SPAK ZBARDH transaksionet

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT