• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E SPAK/ Kryemadhi-Shatkut: Kujdes se Bashkimi të regjistron, Iliri e ka frikë! Mos i thuaj emrat tanë…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA E SPAK/ Kryemadhi-Shatkut: Kujdes se Bashkimi të regjistron, Iliri e ka frikë! Mos i thuaj emrat tanë…

23 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në dosjen që po e zbardhin, bien në sy aferat e dyshuara, transaksionet dhe gjithashtu bota e biznesit në koncesione e tenderime, si ai i fibrave optike.

SPAK-u e shpalli person nën akuzë për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun. Në dosjen e SPAK përfshihen edhe figura të larta biznesi, në lidhje me ndarjen e koncesioneve, prokurimeve dhe përfitimeve.

Sipas dosjes së SPAK, biznesmeni i njohur i “Gener 2” Bashkim Ulaj është përfshirë në një diskutim gati përplasje ekonomike me Ilir Metën, në lidhje me procedurat për shtrimin e fibrave optike dhe projekte të tjera infrastrukturore. Përmendet edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto.

Bisedat e siguruara nga SPAK tregojnë një seri takimesh të fshehta mes Bashkim Ulajt dhe biznesmenit, Adrian Shatku kushëriri i Monika Kryemadhit, e cila e pranoi para mediave lidhjen e miqësisë me biznesmenin.

Madje ka pasur një takim mes Shatkut dhe Ulajt, ku i pari i shkruan Kryemadhit se biznesmeni kishte rënë dakord për planin e tërheqjes, por ajo e porosit të kishte kujdes nga ai.

Pasazhi më i fortë sipas SPAK në këtë pjesë, është biseda e Kryemadhit me Shatkun, ku e porosit tekstualisht “mos ia përmend emrat tanë”.

Pjesë nga përgjimet e SPAK mes Adrian Shatkut dhe Monika Kryemadhit në kohë të ndryshme, kryesisht periudha tetor 2014-dhjetor 2014, kur bëhej diskutimi:

“Monika Kryemadhi i shkruan Adrianit se: ‘Me kujdes më thotë Iliri se B mos të regjistrojnë dhe mos t’ia përmend emrat tanë…”.

Më tej në komunikimet e datës 18 nëntor 2014, Adrian Shatku i shkruan Kryemadhit:

“Për atë Iliri më tha bëjeni dhe të dyja t’i keni”.

Një tjetër dokument tregon lëvizjet e Monika Kryemadhit dhe biznesmenit Adrian Shatku për të marrë bizneset e telekomunikacionit dhe teknologjisë të monopolizuara nga Bashkim Ulaj i “Gener 2”.

“Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit se:

‘Bashkimi 95% gati. Foli pak keq, por pranoi, tha më mirë ti se je ekspert i fushës sesa një tjetër… Mund të firmosim sonte ose nesër?’”

Meta prej 21 tetorit mbahet në paraburgim në qelitë e Bllokut të Sigurisë në Tiranë, ndërsa ndaj Pirro Xhixho (babai i Erisa Xhixhos) është caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa Monika Kryemadhi dhe Ema Çoku janë lënë në “detyrim paraqitje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJKKO E LA NË BURG/ Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut 313
Previous article "DUHET TË ISHA UNË NË BURG JO META"/ Kryemadhi pas gjyqit: Na futën në një sallë që të na provokonin

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT