• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH EDHE KJO/ Ngacmoi seksualisht pacienten, pezullohet nga detyra mjeku radiolog në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH EDHE KJO/ Ngacmoi seksualisht pacienten, pezullohet nga detyra mjeku radiolog në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

23 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mjeku radiolog Pëllumb Hysko i cili shërben në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por edhe në një klinikë private, është pezulluar nga detyra, bashkë me tekniku laborant Artur Zeko. Lajmi është bërë me dije nga një deklaratë në Facebook nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Pezullimi i mjekut radiolog nga detyra vjen pas një skandali me një paciente në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi, të cilën e ka ngacmuar seksualisht. Rasti u denoncua në emisionin investigativ STOP.

Spitali “Shefqet Ndroqi” thotë se ka nisur edhe një hetim disiplinor për radiologun dhe gjithë punonjësit e e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

“Pas publikimit të rastit tronditës në emisionin “Stop”, mjeku radiolog Pëllumb Hysko dhe tekniku laborant Artur Zeko janë pezulluar menjëherë nga detyra. Drejtuesit e spitalit kanë urdhëruar fillimin e një hetimi disiplinor dhe të Këshillit të Etikës për të gjithë punonjësit e përfshirë në këtë rast të paprecedent.

Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo sjellje abuzive me pacientët. Abuzimi seksual është jo vetëm një veprim kriminal, por një shkelje e rëndë e besimit dhe etikës mjekësore, së cilës i jemi përkushtuar. Të gjithë ne mjekët dhe punonjësit e Spitalit “Shefqet Ndroqi” jemi thellësisht të tronditur, të tradhtuar dhe të revoltuar nga veprimet e kolegëve tanë. Por, duam të sigurojmë qytetarët se do të vijojmë të qëndrojmë në mbrojtje të shëndetit, dinjitetit dhe mirëqenies së tyre.

Falënderojmë emisionin “Stop” për denoncimin e këtij rasti abuziv dhe inkurajojmë çdo qytetar dhe media të bëjnë të njëjtën gjë nëse ndodhen përpara situatave te shëmtuara qe kompromentojnë misionin fisnik të mjekut dhe të personelit tonë, të cilët shërbejnë për të shëruar dhe shpëtuar jetë njerëzish.

Ky rast na bën të ndiejmë përgjegjësinë për t’u kërkuar ndjesë publike qytetarëve dhe sigurojmë publikun se çdo rast i ngjashëm do të marrë përgjigjen e merituar ligjore në bashkëpunim me organet përkatëse, duke siguruar ndëshkimin e individëve që kompromentojnë misionin e shenjtë të mjekut”, thuhet në deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROLEKS E PASURI TË PATUNDSHME/ Apeli i GJKKO sekuestron 9 pasuri të Redjan Rrajës, mes tyre edhe makina e Kejvina Kthellës
Previous article NJË HAP MË PRANË FONDEVE NGA PLANI I RRITJES/ Komisioni Evropian miraton agjendat e reformave të Shqipërisë dhe Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë Aktualitet

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT) Aktualitet

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT