• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROLEKS E PASURI TË PATUNDSHME/ Apeli i GJKKO sekuestron 9 pasuri të Redjan Rrajës,  mes tyre edhe makina e Kejvina Kthellës
Home
Aktualitet
Kronikë

ROLEKS E PASURI TË PATUNDSHME/ Apeli i GJKKO sekuestron 9 pasuri të Redjan Rrajës, mes tyre edhe makina e Kejvina Kthellës

23 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 23.10.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 150 akti, datë 10.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankues/subjekti R.Rr. dhe ankues/personat e tretë O.Rr. dhe M.Ç., kundër vendimit nr. 05, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit R.A.Rr.
Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit R.Rr..
Pasuria me nr. ***, zk ***, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..
Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
Pasuria me nr. ***, zk ***, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.
Automjeti me targë ***, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. sipas kontratës me nr. 5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane ***, me numër shasie ***, sekuestruar shtetases K.K. sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.
Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
Shuma prej 2750 euro.
Revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, me targë ***, blerë nga shtetasi R.Rr., me kontratë shitblerje automjeti me nr. 5272 rep, dhe nr. 2570 kol, datë 19.08.2019, në shumën 900 000 lekë (nëntëqind mijë) lekë.
Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet znj. Edisnaida Sulaj, e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.
Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara dhe personave të interesuar.
Shpenzimet procedurale të kryera deri më tani, shpenzimet e parapaguara nga shteti dhe nga gjykata, referuar akteve të ekspertimit kontabël si dhe raportit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, i ngarkohen shtetasit R.Rr., si dhe personave të tretë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I METËS/ Reagon DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Ngacmoi seksualisht pacienten, pezullohet nga detyra mjeku radiolog në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

s.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT