• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNA NDAJ TË MOSHUARVE NË FIER/ Flasin të afërmit: Dëgjuam zhurma, 80-vjeçari ishte shtrirë i mbuluar në gjak
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNA NDAJ TË MOSHUARVE NË FIER/ Flasin të afërmit: Dëgjuam zhurma, 80-vjeçari ishte shtrirë i mbuluar në gjak

14 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Teksa kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë, ku një çifti i moshuar u dhunua në Povelcë të Fierit, familjarët dhe bashkëfshatarët e tyre ende janë të shokuar.

Në një prononcim për mediat, fqinja e të moshuarve tregon se fillimisht dëgjoi zhurmë dhe doli menjëherë për të parë se c’po ndodhte. Ajo tregon se ka parë 80-vjeçarin të shtrirë e të mbuluar me njolla gjaku.

“Pashë atë të shtrirë, asgjë tjetër. Zhurmë, po bërtiste ajo. I moshuari ishte në gjendje më të rëndë”, tha ajo.

Ndërsa nusja e djalit të të moshuarve tregon se fillimisht i thanë se kishin pësuar aksident për të mos i trembur, ndërsa më pas mësuan për ngjarjen. Ajo pohon se autori ka qënë në gjendje të dehur, ndërsa thekson se edhe pse ka qënë person problematik në zonë , me ciftin e të moshuarve nuk ka pasur asnjëherë probleme.

“Ishim në punë, na morën në telefon e na thanë e ka shtypur makina, për të mos na tronditur. Erdhëm këtu, pyetëm na thanë që e ka goditur një person. Nuk di gjë (motivin). Kishte pirë, ashtu thonin, ishte i dehur”, tha ajo.

Dyert e dyqanit ushqimor vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa i moshuari Namik Rustemi, vijon të mbetet në intubim në Spitalin Rajonal të Fierit , ndërsa bashkëshortja e tij nën kujdesin e mjekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Prej disa kohësh qëndron në spital, Safet Gjici kërkon të lirohet nga burgu
Previous article SHTYPI 37 DELE ME MAKINË/ Arrestohet shoferi në Fier, ishte tapë në timon

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT