Një aksident i trefishte ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Golem.
Një mjet tip Porsche Cayenne ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, duke shkaktuar përplasje me një mjet tip Toyota dhe një tjetër tip Benz.
Tre persona janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas burimeve nga policia, lagështia në rrugë dhe prezenca e ujit janë identifikuar si faktorë shkaktarë të këtij aksidenti.



