• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHISNIN KANABIS NË TIRANË/ Arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë dhe dy të tjerë (EMRI)
Home
Uncategorized

SHISNIN KANABIS NË TIRANË/ Arrestohet 26-vjeçari, e pësojnë dhe dy të tjerë (EMRI)

24 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë, Uncategorized

Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Trisha”, duke arrestuar një person dhe proceduar dy të tjerë.

Në pranga ka rënë shtetasi Hajredin Hasa. Të dyshuarit shpërndanin kanabisin kryesisht pranë rrugës “Petro Nini Luarasi”.

“Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Trisha”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në rrugën “Petro Nini Luarasi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Trisha”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 24 vjeç, dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Petro Nini Luarasi”, shtetasit E. M. dhe A. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta dy shtetas, lëndën narkotike ia kanë blerë shtetasit H. H. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit H. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN EMRAT DHE FOTOT/ Njihuni me tutoret nga Rusia dhe Ukraina, që reklamonin vajza në ‘Escort Tirana’
Previous article POLICI I SHQIPONJAVE NË KËRKIM PASI QËLLOI DREJT NJË MAKINE/ Zbardhet dëshmia e shoferit: Po shkoja te djali në spital, por s’po më lejonin

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT