• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TENTUAN TË MË HELMOJNË”/ Flet kandidati për Drejtor Policie: Qëllimi im ka qenë që të luftoj korrupsionin, akuzoj Gjykatën e Lartë sepse…
Home
Aktualitet
Kronikë

“TENTUAN TË MË HELMOJNË”/ Flet kandidati për Drejtor Policie: Qëllimi im ka qenë që të luftoj korrupsionin, akuzoj Gjykatën e Lartë sepse…

21 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Hajrulla Xhivini, ka ndarë me mediat një histori të pazakontë që ndodhi tri vjet më parë, e cila përfshin një aksident motorik dhe një akt proteste para Gjykatës së Lartë. Në një intervistë për Dosja.al nga arratia, ai shpjegoi se ngjarja filloi më 20 shtator 2020, kur një grup qensh e sulmoi teksa po udhëtonte me motor në qytetin e Beratit.

Pas aksidentit, Xhivini kërkoi dokumentet nga Policia e Beratit për të ngritur një padi ndaj Bashkisë. Mirëpo, ai shprehu zhgënjimin nga drejtori i atëhershëm i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku. Kjo situatë çoi në një vendim nga Gjykata e Beratit, e cila shpalli moskompetencë dhe tentoi ta kalonte çështjen në Gjykatën Administrative.

Xhivini e ankimoi vendimin në Gjykatën e Lartë, por sipas tij, kjo gjykatë e mbajti të vonuar rastin për një vit të tërë. Kjo e detyroi atë të protestonte në një mënyrë ekstreme, duke urinuar para godinës së Gjykatës së Lartë dhe duke e postuar videon në TikTok.

Ai gjithashtu ngriti akuza të rënda ndaj autoriteteve shqiptare, duke thënë se kishte pasur tentativë për ta helmuar në Rinas.

Unë pësova një aksident në datën 20 shtator 2020, mu turrën qentë e rrugës. Pasi nuk kishte shumë drita, rash nga motori dhe pësova një aksident të rëndë. Banorët thërritën ambulancën dhe pas 5 minutash vjen policia që me kthen dhe më ndihmon. Policia në ato momente më kërkon patentën dhe në atë kohë më thanë që po vjen ambulanca. Për 2-3 ditë isha në spital me qepje nga të gjitha anët, më pas u transferova në Milano. Këtu isha në urgjencë deri sa hoqa penjtë. Pasi erdha në Berat, kërkova dokumentat. Në atë kohë takova Nallbatin, edhe pse më tha se do të japim dokumentat, nuk mi dhanë sepse une e fitoja gjyqin kundër Bashkisë Berat

Më pas u ankova në SHÇBA, u dërgova një email, pasi në telefon nuk më përgjigjeshin. Në Rinas më ka ardhur emaili nga SHÇBA, por pa asnjë përgjigje. Drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku më tha se kisha marrë një gjobë për shpejtësi, unë nuk kisha asnjë ide për gjobën. Gjobën që mora e kisha me firmë të falsifikuar. Në Berat bëra kallëzim, por nuk më dhanë kopje. Prokuroria kishte mbyllur çështjen dhe në atë kohë kishin shkruar në dokumenta që unë nuk kisha dhënë asnjë emër dhe asnjë detaj për ngjarjen. 

Në gjykatën e Beratit kisha hapur një padi civile kundër Bashkisë për shkaktim dëmi. U bënë dy seanca, e para ishte pa praninë e Bashkisë Berat ndërsa e dyta ishte e pranishme dhe gjykata shpalli moskompetencë. Këtë vendim une e ankimova në Gjykatën e Lartë dhe më kanë sorollatur për një vit me vendime të ndërmjetme. Në atë kohë i kam shkruar Sokol Sadushit dhe më pas u vendos data e seancës gjyqsore. Kam ankimuar këtë te KLP dhe ILD dhe janë tallur. U detyra që të protestoja në Gjykatën e Lartë pas vendimit për mospranimin e kërkesës time. Kërkesën për protestën e kisha dërguar me email më përpara dhe më pas më kërkuan që të shkoja në drejtori ta firmos.

Në Gjykatën e Lartë para se të nisja protestën ka dalë Sokol Sadushi dhe unë kam bërtitur me megafon: Sokol Sadushi koka e krimit të organizuar. Rojet e Gjykatës së Lartë kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Në një tjetër protestë kam shkuar i pirë më dijeninë time në mënyrë që të mos më dënonin dhe të beja gjestin e ujit të hollë në Gjykatë. Videon e bëra vetë dhe e kam publikuar në TikTok. Teksa më lanë me arrest shtëpie dhe më pas me detyrim paraqitje, më kanë helmuar në Rinas. Tashmë nuk shkoj të paraqitem sepse po tentojnë që të më helmojnë,” përfundon kandidati për drejtor Policie.

I pyetur se përse e ka bërë aplikimin për Drejtor të Përgjithshëm Policie, Xhivini u shpreh se e ka dorëzuar online dhe me qëllim që të luftojë korrupsionin. Sipas tij, kjo ngjarje që i ndodhi atij të mos i ndodhë qytetarëve të tjerë në vend.

“Aplikimin e bëra sipas standarteve që janë, i padënuar më parë, me letër motivimi, me çertifikatë sigurie me programin luftë korrupsionit dhe me përmirësimin e teknologjisë informatike. Qëllimi im ka qenë që të luftojë korrupsionin sepse unë vetë e kam pësuar këtë të kurriz. Aplikimin e kam bërë online dhe dokumentat i kam dërguar në email si dhe në website,” tha Xhivini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBUSHËN ME DROGË VENDET NORDIKE/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim grupin e Jetmir Kastratit
Previous article EMRI/ I dënuar për prodhim dhe shitje të drogës, ndalohet 26-vjeçari në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT