• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZONAT KU SHITEJ DROGA QË VINTE ME POSTË NGA SERBIA/  Policia: Klientët e porosisnin në Instagram
Home
Breaking News

ZONAT KU SHITEJ DROGA QË VINTE ME POSTË NGA SERBIA/ Policia: Klientët e porosisnin në Instagram

16 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

25 personat që u arrestuan në kuadër të fazës së katërt të operacionit “Tempulli”, i përkasin katër grupeve kriminale. Ata vepronin në katër zona të ndryshme të kryeqytetit për shpërndarjen e drogës. Shefi i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dha detaje për Klan News se si u zbuluan grupet kriminale.

Dritan Sula, shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: Zonat janë kryesisht në afërsi të shkollave, lokaleve të natës, ambientet e hapura ku organizohet festa të ndryshme. Janë goditur katër grupe kriminale. Çdo grup kishte persona dhe anëtarët e vet që ishin të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Komunikimin e kishin nëpërmjet telefonave dhe ishin të ndara në zona të ndryshme ku këta persona shisnin lëndën narkotike.

Droga sintetike LSD vinte me postë nga Serbia dhe më pas shitej nëpërmjet rrjeteve sociale.

Dritan Sula, shef i Seksionit për Hetimin e Narkotikëve: Porosia e lëndëve narkotike bëhej nëpërmjet rrjeteve sociale, kjo e fundit nëpërmjet Instagramit dhe pasi arrihej marrëveshja për çmimin ajo dërgohej me postë. Në rastin e fundit lënda narkotike LSD ishte në formë kartoni që zakonisht nuk arrihet të dallohet me sy të lirë, por me anë të ekspertimit të saj. Kjo lëndë narkotike është shumë e rrezikshme për përdoruesit e saj, pasi nuk i njihen efektet dhe shpesh herë ndodh që këta përdorues të kalojnë në overdozë dhe të rrezikohet jeta e tyre.

Pasi porosia bëhej në Instagram, më pas dërgohej përmes motorëve të shërbimit “delivery”, kjo për të shmangur ndonjë dekonspirim të mundshëm. Për këtë operacion vijojnë në kërkim edhe 3 persona.

25 të ndaluarit të cilëve iu sekuestruan qindra doza drogë sintetike ekstazi dhe LSD e rreth 20 kg marijuanë e kokainë, u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRMBYTJET VDEKJEPRURËSE NË EVROPËN QENDRORE/ Shkencëtarët e klimës ngrenë alarmin
Previous article SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ Vendimi për mjekun Gashi dhe të tjerët merret më 18 shtator

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT