• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Nën ndikimin e qendrës ciklonare, ja si ndryshojnë temperaturat në Shqipëri
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Nën ndikimin e qendrës ciklonare, ja si ndryshojnë temperaturat në Shqipëri

16 September, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shqipëria do të jetë nën ndikimin e qendrës ciklonare dhe si pasojë masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që gjatë javës vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell.

“Kjo situatë vjenë si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore.

Thënë kjo, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me kthjellime (orë me diell) si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura (mot i vranët)”, parashikon SHMU.

Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët. Por, këto reshje në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore në periudha afatshkurtra do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në këtë mënyrë në momentin e orëve me diell pritet që dhe temperaturat në pjesën më të madhe të ditëve të prekin vlerat 25-27 grad celcius në mesditë (zonat bregdetare dhe ato të ulta) por edhe rënie të menjëhershme të tyre me disa gradë në momentin e reshjeve të shiut (shtrëngatave, rrebesheve).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTËNAT KUNDËR TRUMP/ Reagon Kamala Harris: Dhuna nuk ka vend në Amerikë
Previous article ATENTATI I DYTË NDAJ TRUMP/ Biden: Dhuna politike nuk ka vend në SHBA, i lehtësuar që…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT