• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRROI JETË NË QSUT/ Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror
Home
Breaking News

NDËRROI JETË NË QSUT/ Kush është Fotaq Zaharia, nga arratia dhe pengmarrja e gruas së biznesmenit, te plagosja e shefit të Krimeve Vlorë dhe hetimi pasuror

26 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtoria e Burgjeve njoftoi sot vdekjen e Fotaq Zaharisë në QSUT, teksa trajtohej nën kujdes intensiv në Reanimacion për probleme respiratore prej 16 Gushtit, të cilat nuk i tejkaloi dot.

I dënuari me njëçerek shekulli burgim për grabitje dhe pengmarrje pas trazirave të vitit 1997, ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgut më 22 Korrik dhe më pas te Qendra Spitalore “Nënë Tereza”.

Fotaq Zaharia, i cilësuar gjatë viteve 1997-2007 si i forti i Vlorës, për shkak të grabitjeve dhe pengmarrjeve me armë që kryente, kaloi në sitën everifikimit financiar të OFL-së katër vite më parë.

Ai bëri edhe betejë të gjatë gjyqësore për shkak të kërkesës për mjekim të detyrueshëm spitalor, si pasojë e gjendjes së vështirë shëndetësore dhe paralizimit nga këmba. Zaharia ishte plagosur në operacionin e arrestimit 17 vite më parë dhe ky dëmtim i shkaktoi komplikacione shëndetësore të mëpasshme.

Më datë 17 qershor 2001, Fotaq Zaharia, së bashku me Ermir Habili dhe Armando Bega e Haxhi Hoxha, janë arratisur nga dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Vlorë, ku ndodheshim me masë sigurimi “arrest në burg” të dyshuar se kishin kryer disa vepra penale, si “vjedhje” dhe “rrëmbim personash me qëllim përfitimi”.

Zaharia, në kohën kur ka qenë i lirë, ishte kthyer edhe në tmerrin e Vlorës, por prokuroria arriti t’i provonte akuzën e grabitjes me armë, pengmarrjen e gruas së një biznesmeni në Vlorë dhe “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë ndaj shefit të krimeve në Vlorë, Gentian Musabelliut.

1724655644_fotaqzaharia.jpg

Fotaq Zaharia pas arrestimit nga policia

Plagosja në 2007 gjatë operacionit të arrestimit, kërkesat për lirim dhe fitimi i gjyqit në Strasburg

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Fotaq Zaharia kishte nisur një betejë të re gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ku kërkonte trajtim mjekësor dhe ndërhyrje kirurgjikale për këmbën e paralizuar.

Me pretendimin se ndodhet në kushte çnjerëzore dhe degraduese, i dënuari për grabitje dhe pengmarrje në Vlorë kërkonte lirinë. Ai mbeti i plagosur në këmbë ditën kur u arrestua nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, në vitin 2007, ndërsa në vitin 2022 u dëmshpërblye me 13 mije euro me urdhër të Strasburgut. Pretendimi i tij kishte të bënte me plagën në këmbë dhe mungesën e një ndërhyrjeje kirurgjikale pavarësisht vendimeve të gjykatave.

Fotaq Zaharia, i paralizuar në këmbë, gjatë betejës me drejtësinë

Përmes një rekursi në Gjykatën e Lartë, Zaharia pretendoi se “mbajtja në kushte çnjerëzore dhe degraduese, të papajtueshmërisë së gjendjes shëndetësore me burgimin, i rrezikon shëndetin dhe jetën”.

Në janar të 2007 kur edhe u arrestua, rezultonte si një nga 10 personat më të kërkuar në Shqipëri, teksa në aksion plagosi edhe shefin e krimeve në Vlorë në atë kohë, Gentian Musabelliu.

Fotaq Zaharia, u ndalua në banesën e vjehrrës së tij në Vlorë, dhe nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, mbeti i plagosur. Nën kushtet e arrestit, ai iu nënshtrua ndërhyrjeve spitalore për plagën në këmbë, por nuk u rikuperua plotësisht.

Në vitin 2015, Gjykata e Krujës urdhëroi kryerjen e një ndërhyrje të dytë kirurgjikale pasi pjesa metalike e vendosur në këmbë po e dëmtonte. Moszbatimi i vendimit shkoi në Gjykatën e Strasburgut, dhe në vitin 2016, kjo gjykatë urdhëroi përkohësisht ekzekutimin e tij. Por çështja u zvarrit dhe vijoi në Strasburg, ku fitoi dëmshpërblimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIHET NË BURG ARBEN LAMÇE/ “Ushtari” i besuar i vëllezërve Çopja
Previous article ZGJEDHJET NË SHBA/ Ted Cruz: Fat që nuk kandidoi Michelle Obama, do e mbështesja nëse…

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT