• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Shoferi i autobusit në Korfuz kërcënon dhe shan shqiptarët: I gjuante xhamit dhe ecte kundravajtje (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI/ Shoferi i autobusit në Korfuz kërcënon dhe shan shqiptarët: I gjuante xhamit dhe ecte kundravajtje (VIDEO)

25 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetarët sot, pasi një qytetare ka raportuar në TikTok se shoferi i një autobusi ka ofenduar dhe bërë presion ndaj pasagjerëve. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe autoriteteve.

Sipas postimit në TikTok, shoferi i autobusit është kapur duke përdorur fjalë fyese dhe ofendues ndaj pasagjerëve. Ngjarja është dokumentuar nga një qytetare që ishte prezent në momentet e ndodhjes dhe e ka ndarë atë në rrjetet sociale për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të kërkuar veprim nga autoritetet.

VIDEO

Në raportimin e saj, qytetarja ka theksuar se shoferi ka ushtruar presion të papërshtatshëm ndaj pasagjerëve, duke i detyruar ata të përballen me situata të pakëndshme dhe të papranueshme gjatë udhëtimit. Ajo ka kontaktuar redaksi shqiptare dhe ka ofruar detaje të plota mbi incidentin, duke përfshirë orën, vendndodhjen dhe veprimet e shoferit.
“Ne jemi turista dhe me autobusa në Korfuz udhëtojmë, por dje u vonua dhe nuk menduam gjë, por kur erdhi ishte plot dhe njerëzit dolën të bardhë si bora. Nuk menduam gjë dhe hipëm, ishim më shumë se 60 veta dhe faturino na tha të rrijmë në këmbë se ju vjen autobusi tjetër pas nesh për 10 minuta.

Shoferi e pa me inat dhe i bërtiti e doli jashtë, erdhi duke ulëritur brenda dhe ne filluam të flisnim në shqip, ky na pa mirë dhe na tha “mal*** ne”. Nuk e kuptuam dhe qeshëm, kur ky filloi duke i dhënë autobusit shumë keq, u fut në kundravajtje. Një furgon i tha që ishte futur keq dhe ky filloi me kriza duke rrahur veten, duke sharë, duke mallkuar, duke i rënë xhamit, timonit, i mori ato kthesat aq keq veç ulërima dhe bori nga mbrapa. Një burrë anglez i ulëriti nga pas dhe ai ndaloi në qytet, na zbriti aq shpejt dhe na ndaloi në mes të rrugës e ulëriti “dilni se ju q** r***” dhe dolëm të gjithë”, ka shkruar ajo.

Vajza ka shtuar se i’u është dashur të bëjnë 50 minuta, 1 orë rrugë në këmbë bashkë me çantat dhe valixhet e rënda në duar. Shoferi i kishte ndaluar në Ipsos, kur destinacioni që duhej ishte Kteli. Gjithashtu përmend se agjencia e autobusave është kontaktuar dhe se nuk ka patur një reagim nga ata përpos faktit që kanë pohuar se shoferi ishte një person që konsumonte drogë.

Incidenti ka ngritur një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këtë sjellje të papranueshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë kërkuar një hetim të thelluar dhe sanksione për shoferin në fjalë, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për përmirësimin e standardeve dhe trajnimeve për shoferët e transportit publik.

Për të adresuar këtë çështje dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten, është e rëndësishme që autoritetet të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe të efektshëm. Kërkohet një hetim i plotë për të verifikuar informacionet dhe për të marrë masat e duhura për të siguruar një shërbim të denjë dhe respektues ndaj pasagjerëve në të ardhmen.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË GRAMSH/ 4 persona mbeten të plagosur, një prej tyre...
Previous article "KËSHTU E PËSON KUSH HYN NË FAMILJE"/ Publikohet VIDEO që efektivi Goxhara i bëri Kostës pasi e plagosi

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT