Një 34-vjeçar humbi jetën mbrëmë, pasi u qëllua disa herë me thikë. Ai u identifikua si Amarildo Hoxhallari, 34-vjeç. Shkak u bë një sherr me 25-vjeçarin, Darmend Keli. Dyshohet se Hoxhallari një ditë më parë i kishte ngacmuar të fejuarën të riut. Por 34-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë.
9 vite më parë, më saktë në janar të 2015 ai u arrestua, pasi u akuzua si i përfshirë në atentatin ku u plagosën Pajtim Serjani (mik i Emiljano Shullazit) dhe polici Roland Meta. Teksa u vra personi i cilësuar nga policia si vrasës me pagesë Arjanit Sterjo (ose Artur Baze).
Amarildo Hoxhallari në atë kohë 24-vjeç, u arrestua bashkë me kushëririn e tij Aurel Hoxhallari, tre ditë nga atentati mafioz, ndërkohë që në asnjë moment nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur nga policia.


