• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ 58 të infektuar me ethet e Nilit në vend! ISHP kërkon dezinstektimin nga bashkitë
Home
Sociale

ALARMI/ 58 të infektuar me ethet e Nilit në vend! ISHP kërkon dezinstektimin nga bashkitë

22 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Numri i personave të infektuar me Ethet e Nilit Perëndimor të konfirmuar në laboratorin e ISHP në vendin tonë, ka mbërritur në 58, ndërkohë që situata po mbahet në monitorim nga Instituti i Shëndetit publik, ku mbërrijnë çdo ditë teste të marra nga pacientët e dyshuar si të infektuar nëpër rrethe, për shkak të simptomave që shfaqin.

Burime të Top Channel nga shërbimi infektiv ku tre javë më parë pati shtim të rasteve me encefalite dhe meningite, thonë që ka një rënie të numrit të pacientëve me këtë problematikë. Kurbini, Fieri dhe Lushnja janë rrethe ku ka pasur më shumë raste të infektuar me Ethet e Nilit, por në këtë zona tanimë është bërë dezinsektimi për të luftuar mushkonjat që transmetojnë sëmundjen e Etheve të Nilit nga zogjtë e infektuar tek njeriu.

Instituti i Shëndetit publik, në bashkëpunim më bashkitë ku janë evidentuar vatra të mushkonjave që përhapin sëmundjen, por edhe në Tiranë janë duke bërë dezinsektimin e mushkonjave me qëllim frenimin e përhapjes së kësaj sëmundje e cila shkakton humbje jete.

Por ISHP u kërkon të gjithë bashkive në vend të bëjnë dezinsektimin e territorit që administrojnë. Që nga shfaqja e kësaj sëmundjeje Instituti i shëndetit publik ka raportuar tre humbje jete. Por në 80 % të rasteve kjo sëmundje nuk shfaq shenja ndërkohë që vetëm në 1 % e rasteve të prekur mund të shfaqin sëmundje të rënda të sistemit nervor siç janë meningiti apo encefaliti, pjesa tjetër shfaq temperaturë, dhimbje koke, të vjella apo dobësi muskulore simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

Afrimi i vjeshtës dhe ulja e temperaturave e favorizon edhe më situatën pasi mushkonjat nisin të largohen, por kjo nuk duhet të qetësojë ata që duhet të bëjnë dezinsektimin, proces që duhet të nisë që në muajin shkurt kur mushkonjat janë ende larva. Ky proces në vendin tonë nuk nis asnjëherë në kohë, pasi në rastin më të mirë dështojnë tenderët dhe si justifikim, ky shërbim dhe proces nis me vonesë ose nuk kryhet fare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGEC MARRËVESHJA/ Lideri i Hamas kërkon garanci për jetën! Izraeli s’lëshon ‘rrugën e Filadelfit’
Previous article NUK I DURONI ZHURMAT E TË NGRËNIT? Ja sëmundja që iu shkakton zemërim

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT