• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK DOJA TA VRISJA, ISHA NË LOKAL KUR…”/ Plagosja te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e efektivit Erion Goxhara
Home
Breaking News

“NUK DOJA TA VRISJA, ISHA NË LOKAL KUR…”/ Plagosja te Komuna e Parisit, zbardhet dëshmia e efektivit Erion Goxhara

22 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet detaje nga dëshmia e efektivit të Policisë, Erion Goxhara, i cili u vetëdorëzua pasditen e djeshme, ndërsa ishte shpallur në kërkim për plagosjen e Lorenc Kostës, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit.

Në dëshminë e tij Goxhara ka pohuar para grupit hetimor se nuk ka dashur të vrasë Lorenc Kostën.“Nuk kam dashur ta vras Lorenc Kostën dhe e kam parë rastësisht në zonën e “Komunës së Parisit” pasi kam qenë me vajzën time në një lokal në atë zonë.

Pasi kam larguar vajzën jam kthyer sërish te “Komuna e Parisit” dhe e kam qëlluar Kostën me armën e shërbimit të cilën e kisha me vete.

Deklaroj se nuk e kam bërë me paramendim plagosjen e Kostës”, mësohet të jetë shprehur para grupit hetimor, Goxhara.

Ky i fundit dyshohet si autor i plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta, ndërsa për pothuajse 72 orë qëndroi në arrati. Policia e Tiranës kishte vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për informacione që do të çonin në arrestimin e efektivit të policisë së Kufirit. Dyshohet se ai shtiu disa herë ndaj Kostas me armën e shërbimit, por në momentin që kreu atentatin ndaj tij, nuk ishte në shërbim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUHET T'I HIDHNI NJË SY/ Pesë ushqimet më të mira për shëndetin e zorrëve
Previous article ANALIZA/ Secili më vete, kriza e koalicionit qeveritar në Gjermani

s.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT