• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM VETËM 10 MIJË EURO, TAKOHEMI…”/ Si ra në kurth shefi i Antidrogës së Durrësit
Home
Breaking News

“KAM VETËM 10 MIJË EURO, TAKOHEMI…”/ Si ra në kurth shefi i Antidrogës së Durrësit

16 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore prej më shumë se një jave kishte ngritur planin e operacionit dhe organizoi skemën për të kapur në grackë zyrtarin e lartë të policisë Gazmir Preçi.

Fillimisht ishte qytetari ai që i’u drejtua AMP-së ku denoncoi shefin e antidrogës së Durrësit Preçi.

Referuar denoncimit të qytetarit, i cili ka një klub nate në zonën e Urës së Dajlanit, shefi i trafiqeve dhe antidrogës i kishte kërkuar 20 mijë euro me kusht që mos t’i mbyllë atij biznesin.

Sipas biznesmenit, Preçi e kishte kërcënuar, pasi sipas tij, në klubin e natës punonin disa persona të pasiguruar. I gjendur nën presion nga zyrtari i policisë i cili i kishte vendosur gjobë të majme prej 20 mijë eurosh, qytetari vendosi që të denonconte rastin.

AMP menjëherë sapo regjistroi denoncimin i’u drejtua Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kjo për faktin se autori i dyshuar i veprës penale të gjobëvënies ishte një zyrtar i lartë i policisë, por edhe për shkak se shuma e kërkuar prej tij, parashikohen në veprat penale që hetohen nga SPAK.

Pasi prokurori i Strukturës së Posaçme dha autorizimin, Agjencia e Mbikqyrjes Policore organizoi takimin grackë të qytetarit me shefin e antidrogës Gazmir Preçi. Takimi u organizua në një lokal në zonën e Kinostudios në Tiranë ku qytetari i dorëzoi 10 mijë euro Preçit duke i thënë që për momentin ka vetëm gjysmat e parave. Menjëherë sapo efektivi mori paratë, kanë ndërhyrë efektivët e AMP-së ku kanë bërë të mundur arrestimin e tij në kushtet e flagrancës.

Atij i janë sekuestruar edhe celularët ku pritet autorizim nga SPAK për zbërthimin e tyre për të parë nëse ka edhe efektivë të tjerë të përfshirë në skemat e gjobëvënies, ose biznese të tjera që në të kaluarën kanë rënë viktimë e presionit të shefit të antidrogës Gazmir Preçi. Zyrtari i lartë i policisë akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË THETH/ Shkrumbohet një sipërfaqe e madhe pyjore, era favorizon flakët
Previous article FLUKS PUSHUESISH NGA KOSOVA NË MORINË/ Mbi 60 mijë qytetarë hyrje-dalje

s.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT