• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AMERIKANJA DENONCON RRËMBIMIN E VAJZËS NGA BABAI I SAJ/ Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri! E ëma njofton Interpol dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

AMERIKANJA DENONCON RRËMBIMIN E VAJZËS NGA BABAI I SAJ/ Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri! E ëma njofton Interpol dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë

14 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, ka denoncuar sot në polici se vajza e saj e mitur është rrëmbyer nga babai i saj Thomas Hollenbeck.

Gruaja e cila prej 4 vitesh banon në qytetin e vogël Stari Bar në Malin e Zi,denoncoi se vajza e saj 6 vjeçare, Zynlee Ryan është rrëmbyer nga babai i të miturës me të cilin ishin divorcuar

Për median malazeze ajo shprehet se Thomas Hollenbeck ka kaluar ilegalisht kufirin malazezo-shqiptar me vajzën e tyre gjashtëvjeçare. Shannon Lyn është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se 34 vjeçari ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës.

“Ajo quhet Zynlea, është 6.5 vjeç, është 120 cm dhe është parë për herë të fundit në Stari Bar, Mali i Zi mbrëmjen e 13 gushtit! Ajo u pa për herë të fundit me këtë burrë, emri i tij është Thomas Hollenbeck, ai është 34 vjeç, 6ft, shtetas amerikan, besojmë se ka kaluar kufirin në Evropën Shengen, ai mund të jetë duke u përpjekur të hipë në një aeroplan ose tren me këtë fëmijë, ai DUHET TË KAPET” thuhet në një postim të shpërndarë në facebook.

Çifti po vijon procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e të miturës në Mal të Zi.

Në shtator të vitit të kaluar Gjykata e lejoi Tomasin të shihte vajzën tonë dy herë në javë, të martën dhe të premten nga ora 16-21. Këtë të drejtë ai filloi ta shfrytëzonte në qershor të këtij viti. Kur vonohej thoshte se kishte trafik, deri mbrëmjen e djeshme kur nuk solli fëmijën dhe telefoni ishte i fikur.

Pas orës 22:00, (13 gusht) shkova në Qendrën e Sigurimit të Tivarit dhe raportova se fëmija nuk ishte kthyer në shtëpi. Isha shumë e shqetësuar. Kisha frikë se mos e kishte rrëmbyer. Fatkeqësisht, kjo u konfirmua sot në mëngjes”, tha Shannon Lyn për portalin malazez Primorski Portal.

Tracy Shannon Lyn është informuar mëngjesin e sotëm, (14 Gusht) , se ish-burri i saj Thomas Hollenbeck kishte shkuar në Ambasadën Amerikane në Tiranë për të kërkuar nxjerrjen e një pasaporte të re për vajzën Zynlee Ryan.

Sipas Shannon Lyn, Ambasada Amerikane në Tiranë u konfirmoi kolegëve të tyre në Podgoricë se e kishin parë fëmijën dhe se ai dukej mirë fizikisht.

Ambasada e SHBA në Podgoricë i rekomandoi raportimin në polici dhe Interpol.

Interpolit i takon të urdhërojë Ambasadën Amerikane në Tiranë që të kërkojë ekstradimin e fëmijës gjashtë vjeçar te nëna në Mal të Zi. Në deklaratën e saj në polici, në të cilën Portali malazez kishte akses, Shannon Lyn deklaroi se Thomas Hollenbeck ishte dënuar për disa vepra penale.

Mesazhi për të gjetur vajzën dhe kthyer atë pranë të ëmës është shpërndarë gjerësisht nga aktivistët dhe nga organizatat që merren me mbrojtjen e fëmijëve. Një ndër to është dhe “Nënat e Hagës”, organizatë dhe forum në internet që u vjen në ndihmë nënave që mbrojnë fëmijët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTON PLANI I DY TË RINJVE NË HIMARË/ Policia i arreston teksa shisnin drogë (EMRAT)
Previous article INTERVISTA TRUMP-MUSK/ 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT