• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA TRUMP-MUSK/ 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit
Home
Nderkombetare

INTERVISTA TRUMP-MUSK/ 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

14 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti Donald Trump kaloi rreth dy orë të hënën mbrëma duke folur me Elon Musk në X, duke komentuar tema të ndryshme përfshirë edhe atentatin ndaj tij, marrëdhëniet e SHBA me kundërshtarët dhe garën presidenciale 2024.

Trump: Do të kthehem në Butler, Pensilvani në tetor

Ish-presidenti Trump njoftoi gjatë intervistës se ai po planifikon të zhvillojë një tjetër event të fushatës në Butler, Pensilvani, qyteti ku tentuan që ta vrisnin në mes të korrikut.

“Meqë ra fjala, ne do të kthehemi në Butler dhe do të kthehemi në tetor. Të gjithë jemi të përgatitur – njerëzit janë fantastikë në Butler, është një zonë e shkëlqyer” , i tha Trump Musk.

Trump zbulon ‘mrekullinë’ e atentatit të tij

Trump i tha Musk se “mrekullia” e atentatit të tij në Pensilvani këtë verë ishte se ai po shikonte në “drejtimin e saktë” të gjuajtësit Thomas Matthew Crooks kur ai hapi zjarr.

“Dhe kështu më goditi në një kënd që ishte shumë më pak shkatërrues se çdo kënd tjetër. Pra, kjo ishte mrekullia,” tha Trump, duke rrëfyer rrugën e plumbit që goditi veshin e tij. “Kjo ishte për ata njerëz që nuk besojnë në Zot, mendoj se të gjithë duhet të fillojmë të mendojmë për këtë. E dini, unë jam besimtar, tani jam më shumë besimtar mendoj”.

“Ishte e mahnitshme që më ndodhi të kthehesha në atë kënd të përsosur”, shtoi Trump.

Trump: Do të kemi deportimin më të madh në historinë e këtij vendi

Trump i tha Musk në një moment gjatë intervistës se “ne do të kemi dëbimin më të madh në historinë e këtij vendi” dhe “nuk kemi zgjidhje”.

Vërejtja erdhi teksa biseda u fokusua në sfidat e paraqitura nga emigracioni i paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë.

“Tashmë jemi të mbingarkuar Elon, jemi të mbingarkuar”, tha Trump.

“Pashë një reklamë pak para se të dilja në transmetim. Pashë një reklamë të Kamala që thoshte se si do të sigurojë sigurinë kufitare. Ku ka qenë ajo për tre vjet e gjysmë?” tha Trump.

Trump e quan Bidenin ‘presidentin më të keq në histori’

Trump e quajti Joe Biden, presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara – “presidentin më të keq në histori”.

Duke folur për ngjarjet që çuan në tërheqjen e Bidenit nga oferta e tij për rizgjedhje, Trump tha se zëvendëspresidentja Harris është “e paaftë” dhe “po aq e keqe sa Biden”.

“Shikoni, ajo nuk ka bërë një intervistë që kur filloi i gjithë ky mashtrim”, tha Trump.

“Dhe thuaj çfarë të duash, ky ishte një grusht shteti. Ky ishte një grusht shteti ndaj një presidenti të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk donte të largohej. Dhe ata thanë, ‘ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e duhur, ose mund ta bëjmë në rrugën e vështirë’”.

Trump përmendi luftërat në Gaza dhe Ukrainë, inflacionin dhe “rrëmujën në Afganistan” si disa nga kritikat e tij ndaj administratës së Bidenit.

Trump thotë se dëshiron të ‘mbyll’ Departamentin e Arsimit

Trump i tha Musk se një nga “aktet e tij të para” që do të bënte në një mandat të dytë presidencial është “mbyllja e Departamentit të Arsimit”.

Trump thotë se siç është tani, SHBA shpenzon “më shumë për nxënës se çdo vend tjetër në botë” pavarësisht se renditet më poshtë në listat e vendeve me sistemet më të mira arsimore. Fox news

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMERIKANJA DENONCON RRËMBIMIN E VAJZËS NGA BABAI I SAJ/ Dyshohet se ka hyrë në Shqipëri! E ëma njofton Interpol dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë
Previous article ZJARR NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR NË DHËRMI/ Rrezikojnë të digjen banesat

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT