Digjet një banesë në qytetin e Lushnjës, rrezikohen nga flakët edhe apartamente të tjera afër.
Zjarri ka rënë në katin e katërt të godinës, teksa njoftohet se në ato momente në shtëpi nuk ka pasur njeri.Zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë shuarnë e flakëve, lokalizimin e vatrës dhe shmangien e pasojave të tjera.
Policia vendore ka nisur edhe hetimet me një grup ekspertësh, për të zbuluar shkaqet e vatrës së zjarrit dhe priten informacione më të detajuara. Paraprakisht dyshohet për zjarraksidental.


