Pas 6 ditësh në flakë, intensiteti i zjarrit nëMalin e Thatë në Pustec, ka rënë. Aktualisht vatrat janë të veçuara nga njëra-tjetra dhe zjarri po mbahet në kontroll.
E gjithë sfida është që të mos preket bimësia e lartë, ndërsa po punohet për të izoluar flakët dhe për të ngushtuar perimetrin e përhapjes.
Sipërfaqja e djegur deri tani me përafërsi është 200 hektarë, pjesa më e madhe me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur kurora e gjelbër.


