• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAZANI KONKURRON GREQINË”/ Jehona në mediat helene për projektin e vajzës së Donald Trump në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

“SAZANI KONKURRON GREQINË”/ Jehona në mediat helene për projektin e vajzës së Donald Trump në Shqipëri

11 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe njëherë brenda disa muajsh shtypi grek i referohet ndryshimit total që po planifikohet nga qeveria shqiptare për ishullin e Sazanit.Me titullin Ishulli i bunkerëve po përgatitet të bëhet një “strehë” manjatësh –gazeta greke TA NEA që mbështetet tek një reportazh të agjencisë franceze të lajmeve AFP, përshkruan planet e Ivanka Trump në Shqipëri, të cilat do të transformojnë rrënjësisht ishullin shqiptar , dikur bazë ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë.

Sipas Ta Nea vendin e gati 3000 bunkerëve dhe tuneleve strategjike të ndërtuar për të përballuar sulme bërthamore , do ta zënë sipas planit të vajzës si ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerit të saj Jared Kushner , vilat luksoze, bankinat e jahteve dhe pishinat , një projekt që do ta kthejë ishullin në një “destinacion turistik të nivelit të lartë”,me respekt për mjedisin.

Ishulli ku dikur jetonin mbi 2000 vetë, me shkollë, spital apo edhe sallë kinemaje dhe që u shkatërrua në vitin 1991, tani për tani ka një pamje të virgjër,ndërsa edhe ndërtesat e dikurshme ushtarake të bazës janë rënuar. Ai u hap për njerëzit prej vitit 2015 gjatë muajve të verës.

Qeveria shqiptare që ka përkrahur iniciativën e Kushnerit e cila është ende në fazat e planifikimit dhe ka nevojë për miratim të mëtejshëm, po përpiqet për rivitalizimin e ishullit në një projekt për nxitjen e ekonomisë nëpërmjet turizmit, duke krijuar rezorte dhe infrastruktura në gjithë zonat bredetare ,për të konkuruar edhe vendet fqinje si Greqia apo Kroacia.

Ta Nea theksojnë edhe njëherë se Vlora , qyteti në jugperëndim të Shqipërisë ka qenë një nga përfituesit më të mëdhenj të bumit të turizmit në Shqipëri, me ndërtesa apartamentesh dhe resorte që shtrihen tashmë në brigjet e saj duke tërhequr miliona vizitorë çdo vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Moska i kërkon OKB-së të dënojë sulmin ukrainas në Kursk
Previous article SIGURIA NË PLAZHE/ Nga Ksamili në Koman, bllokohen 44 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT