Një zjarr i përmasave të mëdha vazhdon të djegë ullinj, pemë dhe bimësi të ndryshme në zonën e Finiqit.
Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit, por flakët, të ndihmuara dhe nga era rrezikojnë disa banesa aty pranë. Tre zjarrfikëse të Finiqit, një e Sarandës, një e Delvinës dhe një e Himarës ndodhen në vendngjarje, në përpjekje për të shuar flakët.
Sipas burimeve zjarri ndihmohet edhe nga era në këto momente, duke e bërë më të vështirë shuarjen e tij. Zjarrfikësve u janë bashkuar edhe banorët e fshatit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.


