• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITET ITALIA/ Shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit…
Home
Breaking News

TRONDITET ITALIA/ Shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit…

8 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar është vrarë me thikë pas një sherri që dyshohet se ka nisur për shkak të aktiviteteve ilegale dhe konflikteve të vazhdueshme për një borxh prej 5 mijë eurosh.

Fillimisht ka qenë një debat i furishëm dhe më pas goditja me thikë në zemër. Viktima është identifikuar si Dritan Idrizi, 38 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë. “Corriere della sera ” raporton se vrasja është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës (7 gusht), rreth orës 22:00, në kufirin me provincën e Rimini, në Tavullia, në territorin e Pesaro Urbinos.

 “Krimi ndodhi në fund të një debati të dhunshëm mes familjeve me origjinë shqiptare, ku u plagosën të paktën katër persona të tjerë”, raportojnë mediat italiane.

Nga informacionet e para, viktima është 38-vjeçari Dritan Idrizi, banues në zonën e Rimini të San Giovanni në Marignano, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin Cattolica, ku ishte transportuar për një operacion të dëshpëruar.

Të plagosurit e tjerë u transferuan në spitalin e Pesaros.

Askush nuk është arrestuar deri më tani por hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda dhe Policia po heton.

‘Viktima, i armatosur me shkopinj dhe së bashku me 2 bashkatdhetarë të tjerë, shkoi në shtëpinë e një shqiptari të katërt për të larë hesapet dhe për të mbledhur mijëra euro për punë”. Teksa më tej theksohet se ai kishte qenë i dënuar më parë për drogë.

5 mije euro

Sipas hetimeve fillestare, viktima kishte shkuar me disa shokë, i armatosur me shkopinj dhe hekura, në Tavullia, për të mbledhur një shumë prej 5 mijë eurosh (Borxh ose para për një punë të papaguar). Debati ka nisur për shkak të refuzimit të familjes tjetër për të paguar. Më pas ka nisur sherri me grushte, shkelma, hekura dhe çekiçë deri në goditjen me thikë. Katër persona të tjerë të përfshirë në përleshje pësuan plagë të cilat shërohen për 40 ditë.

Policia italiane dhe ambulanca në vendngjarje, pas krimit

Njëri nga anëtarët e grupit duket se ka goditur një prej familjarëve në kokë, ndoshta me çekiç, më pas një person i armatosur me thikë u kundërpërgjigj duke e goditur Idrizin tre herë në gjoks.

“Hetimet nga Karabinierët po vijojnë, të koordinuara nga Prokuroria e Pesaros, për të kuptuar motivin e vrasjes dhe identifikimin e personit përgjegjës. Sipas asaj që kuptojmë, viktima ka shkuar në Tavullia për të mbledhur një borxh prej disa mijëra eurosh, për disa punë të kryera”, shkruan “corriereadriatico.it”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Historia tragjike e vitit 1944: Përdhunonin vajza e nuse të reja: Bandat e Napolon Zervës bënin reprezalje mbi popullsinë çame në Filat...
Previous article "MOSKA DO VUAJË PASOJAT"/ Ukraina vazhdon ofensivën në rajonin rus të Kursk, Kievi: Bombardime pa dallim...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT