• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOSKA DO VUAJË PASOJAT”/ Ukraina vazhdon ofensivën në rajonin rus të Kursk, Kievi: Bombardime pa dallim…
Home
Nderkombetare

“MOSKA DO VUAJË PASOJAT”/ Ukraina vazhdon ofensivën në rajonin rus të Kursk, Kievi: Bombardime pa dallim…

8 August, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ofensiva ukrainase vazhdon prej dy ditësh në rajonin Kursk të Rusisë. Kievi e quan sulmin si pasojë e “agresionit” rus prej shkurtit 2022 ndaj Ukrainës, tha këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak. Që nga e marta, autoritetet ukrainase kanë zgjedhur të heshtin për situatën dhe nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar për atë që po ndodh brenda territorit rus.

“Rusia ka besuar gjithmonë se nuk zbatohen norma ligjore kufizuese ndaj saj dhe se mund të sulmojë territoret e vendeve fqinje pa u ndëshkuar dhe në mënyrë hipokrite të pretendojë paprekshmërinë e territorit të saj”, tha Podolyak. “Por lufta është luftë, me rregullat e saj, agresori i paguan pashmangshëm pasojat”, përfundoi ai.“Që nga dita e parë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Kievi ka kombinuar përpjekjet politike, diplomatike dhe ushtarake për të marrë F-16: tani avionët e parë luftarakë janë në qiellin e Ukrainës dhe do të mbërrijnë më shumë”, ka shkruar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.

Që në ditën e parë të pushtimit rus në shkallë të gjerë, Ukraina u kërkoi partnerëve të saj të mbyllnin qiejt ose të siguronin avionë.

Pas sulmit në rajonin Kursk, Kievi i ka bërë thirrje banorëve rusë të evakuohen.

Mësohet se në terren ushtria ruse po vepron duke bombarduar pa dallim, përfshirë edhe sulmet me raketa. Gjithashtu, mediat raportojnë se mjaft struktura civile në Kurskll janë sulmuar nga ushtria e Ukrainës.

Nga ana tjetër, Moska pretendon se ka arritur të ndalojë përparimin ukrainas në rajonin perëndimor të Rusisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET ITALIA/ Shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit...
Previous article LOJËRAT OLIMPIKE/ Abakarov eliminohet në çerekfinale

s.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT