• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMET NË URDHRIN E MJEKËVE/ Nga gjobat 10 milion lekë te heqja e licensës së profesionit
Home
Sociale

NDRYSHIMET NË URDHRIN E MJEKËVE/ Nga gjobat 10 milion lekë te heqja e licensës së profesionit

8 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Ndryshimet e ndodhura me aktin normativ të qeverisë të disa ditëve më parë parashikojnë masa të ashpra në Urdhrin e ri të Mjekëve të cilat nisin që nga vërejtjet, pezullimi i shërbimeve mjekësore, gjoba që shkojnë deri në 1 milionë lekë të reja deri tek heqja e licensës për ushtrimin e profesionit të mjekut.

Këto masa kanë si qëllim rregullimin e ushtrimit të duhur të profesionit të mjekëve të cilët synojnë të punojnë njëkohësisht në spitalet publike dhe në ato jo publike por pa cenuar aktivitetin e tyre profesional.

Në këtë mënyrë, me masat e reja parashikohet që mjeku të “të mos punojë në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të orëve mujore, që punon në sistemin shëndetësor publik”.

Parazitët do të largohen nga trupi juaj brenda 24 orëve! Receta
Germostop
Një nga pikat për të cilat u kërkohet në mënyrë të qartë mjekëve në spitalet publike është që këta të fundit të mos t’i drejtojnë pacientët e tyre në spitalet private. Gjithashtu, që një mjek të ushtrojë profesionin e tij në një spital privat duhet më parë t’i marrë leje drejtorit të spitalit publik ku punon.

“Një anëtar i Urdhrit të Mjekëve, që kërkon të ushtrojë profesionin e mjekut në një institucion shëndetësor jopublik, duhet t’i bëjë kërkesë titullarit të institucionit shëndetësor publik, ku ai është i punësuar.

Në kuptim të këtij ligji, termi “ushtrim i profesionit të mjekut” përfshin hapjen, pjesëmarrjen, si edhe punësimin në një institucion shëndetësor jopublik”, thuhet në ndryshimet e kryera në Urdhrin e Mjekut të botuar në Fletoren Zyrtare.

Në ndryshimet e reja parashikohet se mjekët që ushtrojnë profesionin e tyre në spitalet publike që kanë përfituar statusin e autonomisë nuk mund të punojnë në spitalet private.

“Anëtarët e Urdhrit të Mjekëve, të cilët janë punësuar në një institucion shëndetësor publik, që ka përfituar statusin e autonomisë spitalore financiare…”, theksohet më tej në ndryshimet mbi urdhrin e ri të mjekëve.

Në ushtrimin e profesionit të mjekut në spitalet publike parashikohen edhe masat disiplinore në rastet kur vërtetohet se anëtari i Urdhrit të Mjekut ka kryer shkelje të etikës, të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore ose ka bërë gabime teknike.

Ato nisin që me vërejte, pezullim për të realizuar shërbime të caktuara mjekësore, për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet, pezullim të licensës së ushtrimit të profesionit të mjekut në tërësinë e saj, për një periudhë nga 6 muaj deri në 5 vjet, gjobë me vlerë nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë deri në heqjen e licensës për ushtrimin e profesionit të mjekut.

Referuar ndryshimeve të reja në urdhrin e mjekut, procedimi disiplinor fillon brenda 5 vjetëve nga momenti i kryerjes së shkeljes dhe në rastin “kur mjeku ushtron detyrën në të njëjtin institucion shëndetësor, ku ka kryer shkeljen disiplinore, procedimi disiplinor fillon menjëherë nga momenti i konstatimit të saj”.

Përveç masa disiplinore Urdhrit të Mjekëve i është kërkuar që të hartojë edhe Kodin e ri të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ. Ndërsa mjekëve u është kërkuar që të rregullojnë statusin e profesionit të tyre0 brenda dy muajve nga miratimi i udhëzimit të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË APROVUARA EDHE NGA HAILY BIEBER/ Këto janë ndoshta këpucët më të rehatshme të verës
Previous article U PRANGOS PËR SHERRIN NË PEJË/ Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn, vendos ekstradimin drejt Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT