• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJE MES GRUPEVE NË FRANCË/ Ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë
Home
Breaking News

PËRPLASJE MES GRUPEVE NË FRANCË/ Ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë

8 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar i armatosur me pistoletë hapi zjarr mbi një grup prej tre personash, edhe këta me të njëjtën kombësi. Për pasojë bilanci ishte të paktën një i vrarë dhe 3 të plagosur, mes tyre djali dhe nipi i viktimës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Teisseire të Grenoble.

Viktimë nga agresioni i armatosur mbeti 47-vjeçari i identifikuar si Ylli Bezhani, i cili ka marrë 5 plumba në trup dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, edhe pse u dërgua në spital.

Mediat franceze raportuan detajet e para nga vendngjarja dhe hetimet policore, duke nënvizuar se i biri 24-vjeçar i viktimës dhe nipi 21 vjeç, së bashku me një person të tretë, mbetën të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e qytetit.

Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00, në një zonë të qetë të qytetit, rreth 100 metra larg nga kryqëzimi me Avenue Paul-Cocat. Autori i sulmit mbetet ende i paidentifikuar, ashtu sikurse edhe motivet e ngjarjes së rëndë. Besohet se mes dy grupeve ka pasur përplasje, por po verifikohen të gjitha pistat e mundshme, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me bizneset ilegale.

“Ishte një burrë i cili ishte duke hipur në një skuter elektrik që hapi zjarr. I pajisur me një pistoletë, ai zbrazi karikatorin e tij mbi një grup prej tre personash. Më pas ai u largua drejtpërdrejt dhe policia ende nuk ka gjetur gjurmët e tij”, shkruan portali “francebleu.fr”.

Deri tani të paktën 3 persona janë arrestuar, që në fakt ishin shënjestrat e sulmit. Policia franceze sqaroi se ata u ndaluan për të sqaruar rrethanat apo “një pritë e mundshme”, sipas prokurorit publik të Grenoble. Prokurori publik i Grenoble, Eric Vaillant, njoftoi se një hetim ishte hapur për “atentat” dhe “tentativë për atentat”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PRANGOS PËR SHERRIN NË PEJË/ Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn, vendos ekstradimin drejt Kosovës
Previous article A ËSHTË SËMURË? Orinda Huta sqaron njëherë e mirë aludimet për shëndetin e Turit

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT