Është zbardhur dëshmia e Zyhdi Shehit, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë.
Mësohet se i moshuari ka deklaruar se e ka vrarë Verxhil Veshon për shkak se e bullizonte.
“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
Nga ana tjetër, sipas policisë, dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe gjatë orëve të para të ditës së sotme, ata janë përfshirë në një konflikt teksa ishin në një dhomë. Shehi ka akuzuar 88-vjeçarit se i kishte zënë shtratin dhe më pas e ka gjuajtur disa herë me bastunin prej hekuri, duke i marrë jetën.


