• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRE VIKTIMA NGA ETHET E NILIT/ Mjeku: Qytetarët të shtojnë kujdesin! Të shmangin temperaturat e larta
Home
Sociale

TRE VIKTIMA NGA ETHET E NILIT/ Mjeku: Qytetarët të shtojnë kujdesin! Të shmangin temperaturat e larta

6 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku Besnik Jakaj ka deklaruar në RTSH24 se qytetarët duhet të shtojnë kujdesin ndaj tyre kur ndeshen me temperaturat e larta. Duke folur për virusin “Ethet e Nilit”, Jakaj tha se qytetarët duhet të shmangin ekspozimin në temperatura të larta, të marrin mineralet e duhura dhe ushqehen në mënyrë të lehtë.

“Rritja e temperaturave e stimulon. Sepse ne jemi në temperatura të larta dhe qytetarët duhet të kenë kujdes si dhe të shmangin ekspozimin në temperatura të larta. Temperaturat kemi edhe kodicionimin, jemi në zyrë, në punë, në makinë dhe në lokal. Dalim nga lokali me temperaturë 20 gradë në një temperaturë 40 gradë. Është një shok në organizimin tonë. Është shumë i rëndësishëm hidratimi i organizmit. Duhet të marrim kripëra minerale dhe në sasinë e duhur. Duhet të ushqehemi lehtë gjithashtu dhe të mos ngarkohemi me ushqime të rënda dhe të mos e shoqërojmë me alkool të rëndë”, u shpreh Jakaj.

Sa i përket situatës së fundit me virusin “Ethet e Nilit”, Jakaj vuri në dukje se fondet e përcaktuar nga qeveria duhet të menaxhohen në mënyrën e duhur për të shmangur të gjitha infektimet e mundshme.

Duhet të kemi parasysh një gjë, ka fonde të përcaktuara nga qeveria jonë dhe që shpeshherë abuzohen për dezinsektimin dhe dezinfektimin. Janë shumë të rëndësishme. Të dyja janë zona të përcaktuara. Kryesisht këto probleme i kanë lagunat. Pra, është laguna e Karavastasë, e Patokut, e Lezhës. Ke të lokalizuara vendet ku do t’i harxhosh këto fonde, por po të alokohen në mënyrën e duhur pa abuzuar, sigurisht që evitohen në maksimum. Nuk shpëtojmë pa ndonjë infeksion viral e bakterial, por situata masive i evitojmë nëse jemi korrekt me paracaktimin e fondeve të duhura dhe mirëmenaxhimin e tyre”, nënvizoi Jakaj.

Ai shtoi se nisur nga të dhënat e OBSH-së, në Ballkanin Perëndimor janë prekur disa vende si dhe Europa qendrore.

Ndërkaq, ditën e djeshme, shefja e spitalit infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri të ditur se ndodhen të shtruar 9 persona të prekur nga disa forma të rëndë si pasojë e etheve të Nilit Perëndimor.

Sipas saj, pacientët janë të moshës mbi 70- vjeç dhe se kjo sëmundje është jetë kërcënuese pasi prek edhe trurin.

“Rastet me encefalit nga virusi i Nilit që janë të konfirmuara janë raste kryesisht tek moshat e treta. Kategoria e tyre që kanë humbur jetën janë kryesisht persona që kanë pasur sëmundje kronike. Kemi pasur dhe raste ku shumë të tjerë janë duke e kaluar ose në mënyrë të moderuar ose të rëndë”, tha Çomo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Burri vrau me sëpatë gruan, djali u hakmor duke e hedhur nga shkallët dhe gjeti vdekjen, trupat e çiftit në Konispol do iu bëhet ekspertiza në Tiranë
Previous article TRONDITET KOSOVA/ Burri qëllon me armë zjarri gruan e tij

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT