• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI QË TRONDITI OPINIONIN PUBLIK/ Elona Kalesha thyen heshtjen për vrasjen e prindërve të ish-partnerit, rrëfehet 7 orë para prokurorëve italianë
Home
Aktualitet
Kronikë

KRIMI QË TRONDITI OPINIONIN PUBLIK/ Elona Kalesha thyen heshtjen për vrasjen e prindërve të ish-partnerit, rrëfehet 7 orë para prokurorëve italianë

4 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për herë të parë, Elona Kalesha, 36-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish-të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pasho, është “hapur” teksa merrej në pyetje nga Prokuroria e Firences. Sipas mediave italiane, në të kaluarën, Elona kishte shfrytëzuar të drejtën për të mos iu përgjigjur hetuesëve.

Megjithatë, dje për më shumë se shtatë orë Elona u mor në pyetje nga  zëvendës-prokurorët Galeotti dhe Beatrice Giunti dhe nga avokatet paditëse Cristina Masetti dhe Eleonora Rossi në sallën e gjyqit të Santa Verdiana. E reja kujtoi historinë me Taulant Pashon, e cila filloi me një takim në një pijetore në vitin 2009 dhe më pas kulmoi me bashkëjetesë që nga viti 2012. Në vitin 2014, ai është në burg dhe ajo i shkruan një mesazh me dy sprej (“Të dua Taulant- Më mungon”) në një mur përballë burgut Solicciano, pranë fushës ku u gjetën valixhet me trupat e prindëve të tij: E njihja atë zonë, dhjetë minuta larg shtëpisë sime, shkoja gjithmonë me qentë.

Më pas, ajo tregoi se i kishte vrarë vjehrrit që të mos i tregonin djalit të saj, që sapo kishte dalë nga burgu, se kishte bërë abort në tetor 2015.

Me Taulantin ngjizëm një fëmijë në Sollicciano, të cilën e ndërpreva më 27 tetor 2015 dhe ai e dinte.”

Vetë Taulanti kishte thënë në gjykatë se nuk kishte dijeni për atë shtatzëni duke pretenduar se nuk kryente dot marrëdhënie në burg. Ishte kjo përmbyllja përfundimtare e një sage të vërtetë me protagonizëm shqiptar në Firenze, e cila u bë e njohur si ngjarja e “trupave në valixhe”. Tre valixhe e më pas një e katërt, u gjetën në dhjetorin e vitit 2020 në Firenze. Brenda tyre, mbetje mortore të dy individëve, një burri dhe një gruaje.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë.

Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar. Tashmë e akuzuara për krimin është Elona Kalesha, që në kohën e zhdukjes së çiftit ka qenë e dashura e djalit të tyre, Taulanti, e cila është arrestuar që me 22 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E PJESSHME/ Vangjel Tavo, kryetari i ri i bashkisë Himarë! Ja me sa vota fitoi
Previous article PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është çifti që grabiti taksistin në Durrës, nën kërcënimin e thikave

s.autor

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT