• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTRADIMI I LEONARD DUKËS/ Nxirret në pah saga e konflikteve! Si u eliminuan shokët e Ervis Martinajt
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSTRADIMI I LEONARD DUKËS/ Nxirret në pah saga e konflikteve! Si u eliminuan shokët e Ervis Martinajt

2 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekstradimi i Leonard Dukës, një prej personazheve më të kërkuar të krimit, nga Belgjika drejt vendit tonë rikthen në vëmendje edhe sagën e përplasjeve mes tij dhe ‘bosit’ të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Martinaj është i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022.

Shumë prej mbështetësve të tij u ekzekutuan në atentate mafioze para se ai të zhdukej.

Që nga Santiago Malko, Fabian Gaxha, Bujar Lika, Erigers Mihasi, apo kushëriri i tij Brilant Martinaj.

Në 4 tetorin e 2018-ës, një konflikt mes dy grupeve në lokalin “Monopol” në ish-Bllok përfundoi në vdekjen e Fabian Gaxhës. Martinaj ndodhej me të, ndërsa u plagos së bashku me Eljo Haton.

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan nga një grup prej katër personash në 30 maj të vitit 2019 në barin e një hoteli në fshatin Gjormë, në autostradën Mamurras-Lezhë.

Lika njihej me emrin Ari dhe me mbiemrin Hasani. Biznesmeni njihej gjithashtu edhe për miqësinë me Martinajn. Ai dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj.

Për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë Eduart Lamaj dhe dy të tjerë, bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, por nuk janë vënë akoma në pranga.

Santiago Malko u qëllua me breshëri plumbash në zonën e Porcelanit, mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 teksa po lëvizte me makinën e tij BMË X5.

26-vjeçari u qëllua nga xhami i pasmë i një Mercedes-Benz-i, që po e ndiqte nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.

Për këtë ngjarje u dënua Blendi Teta, i cili dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e Malkos para atentatit.

Miku i bosit të lojërave të fatit, Erigers Mihasi u ekzekutua me kallashnikov më 13 nëntor të vitit 2021 në Astir. Ai ishte duke lëvizur me makinë së bashku me Armando Dumanin, kur u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër.

Nga të shtënat humbi jetën gjithashtu edhe Armando Dumani, ndërsa vrasja e dyfishtë ka mbetur ende e pazbardhur.

Më 23 dhjetor të vitit 2021 Can Kariçi u qëllua me një armë zjarri me silenciator brenda një makine me targa të huaja në Kodër Kamëz.

35-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2018. Kariçi ishte mik i Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit.

Prej datës 17 maj 2022, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici dhe ka nisur hetimi për rrëmbim. Në media është aluduar se ai ishte mik i ngushtë i Can Kariçit dhe i njohur i Martinajt.

Më 17 korrik të 2022-shit, tri persona mbetën të vdekur gjatë një atentati mafioz në mbikalimin e Fushë-Krujës. Autorët qëlluan me breshëri kallashnvikovi drejt makinës me të cilën po udhëtonte Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë. Vata doli jashtë mjetit, por u ekzekutua nga plumbat, ndërsa dy të tjerët u dogjën brenda mjetit.

Brilant Martinaj ishte kushëriri i parë i Ervis Martinajt. Ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH Xhulio Prela në 5 nëntor të 2020-ës, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, Xhelal Reçit.

Atentati ndaj Ylli (Brahja) Brahimit

Më 22 korrik 2022, një breshëri armësh u zbraz drejt makinës së biznesmenit Ylli Brahimi, në oborrin e banesës së këtij të fundit.

Nga kjo ngjarje mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi, por ky i fundit i mbijetoi atentatit.

Ky nuk ishte atentati i vetëm ndaj tij, pasi edhe në janar të 2021-shit, teksa ka qenë duke ecur i qetë me dy persona të tjerë në rrugë, është qëlluar me armë, por edhe në këtë rast mbeti i plagosur.

Atentati me shënjestër Brahimin mendohet të jetë për llogari personale, por nuk lihet mënjanë as pista se ishte përpjekja e radhës e kundërshtarëve të Ervis Martinajt.

Shumë prej atentateve mafioze nuk kanë ende autor, ndërsa dyshimet bien drejt grupeve kundërshtare, mes tyre klanin Duka.

Fati i Martinajt mbetet ende enigmë, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Pastronte miliona euro pasuri të vëllezërve Çopja, kush është “truri financiar” i organizatës kriminale
Previous article SHIFRAT/ Shtohen turistët nga Kosova në bregdetin shqiptar, radhë të gjata në hyrje dhe dalje të Muriqanit

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT