• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETYRUAN TË MITURIN TË BËNTE VIDEO PËR TIKTOK/ Dërgohen në gjyq babai dhe gjyshe “Tasha”. Dëshmia e 10-vjeçarit: Më kërcënonin
Home
Aktualitet
Kronikë

DETYRUAN TË MITURIN TË BËNTE VIDEO PËR TIKTOK/ Dërgohen në gjyq babai dhe gjyshe “Tasha”. Dëshmia e 10-vjeçarit: Më kërcënonin

2 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Beratit ka dërguar në gjyq Natasha Rombula-n dhe djalin e saj, Armando Kumarakun, pasi akuzohen se kanë detyruar nipin e mitur (Djalin e Armandos) të bënte video në TikTok me fjalor banal.

Nënë e bir akuzohen për “Keqtrajtim i të miturit”. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

I mituri, duke iu referuar prokurorisë, ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes. Po ashtu thuhet se gjyshja dhe babai i kanë dhënë puro dhe pije alkoolike.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim shtetasit A.K., dhe N.R. për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Nga hetimet e kryera nga ana e Prokurorisë në kuadër të procedimit penal nr.760/2023, u provua se shtetasit në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili është djali dhe nipi i të pandehurve, duke e nxjerrë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke përdorur fjalor banal. Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar të ketë një qetësi shpirtërore, të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar, duke pasur frikëra të vazhdueshme.

Të pandehurit kanë detyruar shtetasin e mitur A. K., të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese tepër të rënda edhe për persona të rritur jo më për moshën që ka viktima e veprës penale, duke e rënduar emocionalisht këtë të fundit me anë të kërcënimeve të bëra nga dy të pandehurit. Nga administrimi i pamjeve filmike shfaqen video, ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm i nxitur nga të pandehurit babai dhe gjyshja.

Shtetasi A.K. ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe babai i tij e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij si dhe me goditje fizike kanë shkaktuar pasoja tek i mituri.

Prokuroria vlerësoi se dhënia e purove dhe pjeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit, qartësisht rezulton se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.
Sa më sipër, u arrit në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Keqtrajtimi i të miturit” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA ME ZJARRIN/ Dita e gjashtë, flakët në pyjet e Maliqit mbeten aktive, terreni vështirëson punën e zjarrfikësve
Previous article PËRQAFIME DHE LOT/ Biden e Harris presin të burgosurit e liruar: Ne jemi SHBA, t’i kthejmë ata pranë familjeve

s.autor

Postime të ngjashme

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel Aktualitet

U DËNUA ME BURG PËRJETË PËR VRASJEN E DHËNDRIT/ Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim në Apel

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT