• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKS LËVIZJESH NË PORTIN E VLORËS/ Rreth 20 mijë shtetas në hyrje dhe 9600 në dalje
Home
Sociale

FLUKS LËVIZJESH NË PORTIN E VLORËS/ Rreth 20 mijë shtetas në hyrje dhe 9600 në dalje

1 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Muaji që lamë pas për Portin e Vlorës, ka shënuar rritje në bazë të statistikave të shifrave në hyrje-dalje krahasuar me korrikun e vitit 2023. Janë afro 20 mijë pasagjerë që kanë hyrë nga ky port dhe 9600 që kanë dalë. Fluksi vijon të jetë i lartë , teksa në këtë ditë të parë të gushtit janë përpunuar 1 mijë pasagjerë, që zgjedhin lundrimin në traget për të mbërritur në Shqipëri.

“Kemi mbi 700 pasagjer mbi 400 mjete te vogla dhembi 94 mjete te mëdha qe jane me mallra, kemi rritje ne te gjithë muajin korrik në krahasim mkke muajin korrik te shkuar”, tha Shefi i përpunimit të pasagjerëve, Vlorë, Festim Skdëndaj.

Porti i Vlorës funksionon me vetëm një linjën që është ajo e Brindisit, ndërsa në vijim për të përballuar fluksin itenerari i lëvizjeve do të përballohet me 2 tragete.

Shtetasit italianë që kryesojnë listën e  turistëve të huaj, mirëpo edhe kombësitë e tjera nuk mungojnë.

“Vijmë nga Brindisi, Puglia. Është hera e dytë në Shqipëri. Sa i takon lundrimit, shkoi qetë. Herën e parë më pëlqeu, ndaj u kthyem prapë, më pëlqen shumë natyra. Do vizitojmë edhe zona të tjera”, u shpreh një turist.

“Jemi nga Argjentina, po vijmë për të kaluar disa ditë. Udhëtimi, të lodhur, por fjetëm pak”, tha një turist nga Argjentina.

“Nga Argjentina, hera e parë këtu, udhëtimi shkoi mirë”, tha një turiste tjetër.

“Vijmë nga Roma, udhëtuam nga Roma. Bënte pak ftohtë në traget, nga kondicioneri, por mirë… do rrimë deri në datën 8. Zgjodhëm Shqipërinë se na e sugjeruan miqtë, për detin, natyrën, do ikim në Sarandë”, u shpreh një turiste.

Fluturimet low cost kanë ndikuar në uljen e numrit të pasagjerëve që udhëtojnë me tragete gjatë vitit, gjithsesi vera shënon rritje të atyre personave që zgjedhin këtë linjë shërbimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE NGA OPERACIONI "PLUMBI I ARTË 2"/ Zbulohen sa urdhër-arreste të SPAK janë ekzekutuar
Previous article ZJARR NË ISH-REPARTIN USHTARAK TË FIERIT/ Flakët nuk kursejnë as tanket, dëgjihen shpërthime fishekësh

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT