Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar po vijon në disa qytete të Shqipërisë. Mësohet se po ekzekutohen disa urdhërarreste në Tiranë, Elbasan, Durrës të cilat me kërkesë të SPAK janë firmosur nga GJKKO.
Mes të arrestuarve është Zv drejtori i Burgut Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan.
Mes personave që është firmosur urdhërarrest është dhe për Pajtime Fetahun, ish gjyqtaren e gjykatës së Elbasanit të shkarkuar nga vetingu.
Ndërkohë ndaj Pajtimet Fetahut është firmosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie”. Janë firmosur masa sigurie edhe për dy punonjës policie.
Altin Kamami,
Rexhino Doci,
Arben Lamcja,
Arsen Mema,
Eljo Bitri,
Leam Rragami,
Elvis Daka alias Dragoviç,
Dorjan Dyli,
Matilda Hoxholli,
Denada Todi,
Flobenc Mecja,
Armis Stafa,
Maksim Koci,
Erzen Çopja,
Franc Çopja,
Hajdar Bako alias Çopja,
Mikael Qosja,
Maetin Musaj,
Guri Biba,
Pajtime Fetahu,
Renato Masuku,
Leonardo Rragami
Masë sigurie është firmosur edhe për Hajdar Çopja, i njohur dhe si ‘Dari i Elbasanit’ një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani pranoi t’i jepte 1 milion e gjysëm euro vetëm t’i jepte provën që mundet t’a vriste Erjon Alibej, rivali i tij.
SPAK ende nuk ka dale me njoftim zyrtar.


