Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, si rezultat i depërtimit të masave ajrore relativisht të lagështa perëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve.
Moti do të jetë fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht do të kemi zhvillim të vranësirave mesatare deri të dendura.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 18°C deri 33°C
Në zonat e ulëta 20°C deri 36°C
Në zonat bregdetare 23°C deri 35 °C


