• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË VERI TË KOSOVËS/ Drejtorët e shkollave merren në pyetje, nën hetim për…
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË VERI TË KOSOVËS/ Drejtorët e shkollave merren në pyetje, nën hetim për…

9 July, 2024 s.autor Rajon

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të hetojë drejtorët e shkollave në komunat me shumicë serbe në veri për “pengim të procesit të votimit”.

Institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë punojnë sipas sistemit serb dhe drejtorët nuk lejuan që objektet arsimore të shfrytëzohen më 21 prill për votimet për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaivq dhe Zubin Potok. Për këtë shkak qendrat e votimit u hapën në vende alternative ose në kontejnerë. Po njësoj u organizuan edhe zgjedhjet lokale në prill të vitit 2023, të cilat u bojkotuan nga partitë dhe votuesit serbë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë marrë në pyetje katër drejtorë shkollash dhe se nëntë të tjerë do të merren në pyetje.
Votimi për shkarkimin e kryetarit të komunës më 21 prill u mbajt në bazë të një Udhëzimi Administrativ të Qeverisë së Kosovës dhe pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare që të shpallen zgjedhje të reja në veri, pasi popullata serbe atje nuk pranon kryetarët shqiptarë.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën pasi Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotonin zgjedhjet e prillit të vitit 2023. Ato zgjedhje u organizuan pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 me nismën e Listës Serbe, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Lista Serbe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja, mbështeti një peticion të qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Por, dy javë para mbajtjes së votimeve njoftoi se nuk do të merrte pjesë në proces.

Një nga arsyet e përmendura nga kjo parti ishte pretendimi se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren” dhe se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “është rritur”.

Atëbotë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se 33 institucione arsimore refuzuan të ofronin objektet e tyre për mbajtjen e votimit, pavarësisht faktit se “ligji i obligon komunat dhe drejtorët e shkollave që të ofrojnë objekte publike për qëllime të votimit”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHELOZI DHE KONFLIKTE TË VAZHDUESHME/ Kur bashkëshortët kthehen në vrasës të partnerëve të ish-grave të tyre (RASTET)
Previous article "ATY KU KAM NGRËNË BUKË..."/ Mesazhi rrëqethës i Xhuljano Mihos: S’do ta gëzoni Xhimin dhëndër

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT