Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike. Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.
Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar. Në total policia ka sekuestruar 1.1 kg kokainë. Pazari me tre personat është bërë kundrejt një shume diku tek 30 mijë euro dhe në momentin kur palët do shkëmbenin kokainën dhe eurot, pikërisht në vendin ku e kishin lënë më parë të takoheshin, kanë ndërhyrë punonjësit e skuadrës së operacionale duke bërë arrestimin e tre personave.
Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.