• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga kallëzimi, AMP arreston oficerin e krimeve të Komisariatit nr.4
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ I kërkoi një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar nga kallëzimi, AMP arreston oficerin e krimeve të Komisariatit nr.4

23 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar një efektiv policie i dyshuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Sipas burimeve, në pranga ka rënë efektivi Kastriot Palushi, me detyrë oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë.

Efektivi është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 50 mijë lekë për ta lehtësuar këtë të fundit nga një kallëzim ndaj tij.

Qytetari ishte kallëzuar nga një grua për kanosje dhe efektivi Palushi i kishte kërkuar para që të shmangte hetimet dhe përgjegjësinë penale.

Ndërkohë janë sekuestruar shumë monetare prej 50 mijë lekësh të rinj, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

‘Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.’, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN PAMJET/ Mori ryshfet kundrejt favoreve, momenti kur oficeri i krimeve arrestohet në flagrancë, tentoi të arratiset
Previous article NDESHJA ME SPANJËN/ Sylvinho beson: Kënaqësi e madhe nëse kualifikohemi, Shqipëria ime ka cilësi, ky grup jep shpresë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT