• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRBALLJA” KURTI-VUÇIÇ/ Ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel
Home
Rajon

“PËRBALLJA” KURTI-VUÇIÇ/ Ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

20 June, 2024 s.autor Rajon

Albin Kurti kthehet në Bruksel përballë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin serb më 26 qershor në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Rikthimi në tryezën e dialogut në nivel liderësh bëhet pas një mungese 9 mujore, me takimin e fundit të mbajtur më 14 shtator, 10 ditë përpara sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Kosovës.Zëdhënësi Stano konfirmon se Kurti dhe Vuçiç do të bisedojnë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.

Duket se ka qenë vizita e këtij të fundit në Prishtinë dhe Beograd që ka përcaktuar dhe detajet e fundit dhe gatishmërinë e palëve për të shkuar në Bruksel. Megjithatë agjenda me temat që do të diskutohen nuk janë bërë të ditura.

Pritet që ndër çështjet kryesore të jetë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, me fokus të veçantë në gjetjen e pajtimit për një rrugë drejt zbatimit të saj. Por zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Vuçiç, kanë sinjalizuar shpesh se kanë ndërmend të pengojnë bisedimet me ngritjen e çështjeve si ajo e dinarit, asociacionit dhe pretendimin tashmë të zakonshëm se qeveria e Kosovës po pamundëson jetën e serbëve në veri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI: Rreth 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit
Previous article HAJDUT SERIAL/ Shqiptari dënohet me 42 muaj burg: Kam besim te drejtësia, ndaj jam fajtor…

s.autor

Postime të ngjashme

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT