• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Rreth 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit
Home
Shëndet

STUDIMI: Rreth 2000 fëmijë vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit

20 June, 2024 s.autor Shëndet

Gati 2.000 fëmijë nën pesë vjeç vdesin çdo ditë nga ndotja e ajrit, duke u bërë faktori i dytë më i madh i rrezikut shëndetësor për fëmijët e vegjël në mbarë botën. Më shumë se 8 milionë vdekje, të fëmijëve dhe të rriturve, u shkaktuan nga ndotja e ajrit në vitin 2021, sipas një studimi të ri nga Instituti i Efekteve Shëndetësore (HEI).

Ajri i ndotur është tani vrasësi i dytë më i madh në nivel global, duke tejkaluar përdorimin e duhanit dhe i dyti vetëm pas presionit të lartë të gjakut, si një faktor rreziku për vdekje në popullatën e përgjithshme. Tek fëmijët nën pesë vjeç, ndotja e ajrit është e dyta pas kequshqyerjes si një faktor rreziku në vdekshmëri.

Raporti i sivjetshëm i gjendjes globale të ajrit tregon gjithashtu se fëmijët në vendet e varfra po vuajnë disa nga ndikimet më të këqija, me shkallën e vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit tek fëmijët nën pesë vjeç, 100 herë më i lartë në pjesën më të madhe të Afrikës sesa në vendet me të ardhura të larta.

Grimcat e vogla të quajtura PM2.5 që do të thotë se janë më të vogla se 2.5 mikrometra në diametër janë fajtorë për më shumë se 90% të vdekjeve globale nga ndotja e ajrit. Grimcat PM2.5 mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe janë zbuluar se prekin organet në të gjithë trupin. Ato lidhen jo vetëm me sëmundjet e mushkërive, por edhe me sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe abortin.

Rikujtojmë, se Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur në botë në vitin 2023, pasi Bangladeshi dhe India zëvendësuan Çadin dhe Iranin, me grimca rreth 15 herë më të larta se niveli i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, tregojnë të dhënat e publikuara të martën nga Reutres.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT ARRIJNË 51.8 GRADË/ Rëndohet bilanci i viktimave në Mekë
Previous article "PËRBALLJA" KURTI-VUÇIÇ/ Ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

s.autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT