• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TË LIDHUR ME NDRAGHETAN”/ Antimafia italiane: Shqiptarët “kontrollojnë” Romën me vulën e klanit Casamonica
Home
Aktualitet
Kronikë

“TË LIDHUR ME NDRAGHETAN”/ Antimafia italiane: Shqiptarët “kontrollojnë” Romën me vulën e klanit Casamonica

18 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë kryefjalë e raportit gjashtëmujor që Antimafia italiane (DIA) i ka dorëzuar Kuvendit, ku shpjegohen lidhjet që kanë me organizatat mafioze vendase si Ndragheta etj…, por edhe detajet mbi përfshirjen në biznese dhe pastrimin e parave.

Në një pikë të raportit nënvizohet marrëdhënia e ngushtë që shqiptarët kanë krijuar me Casamonica duke u përfshirë në botën e biznesit në kryeqytetin italian.

“Në Romë, mafia shqiptare ka krijuar marrëdhënie me krimin e organizuar romak, në radhë të parë ata të Casamonicas, jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash”, raportoi në seancën dëgjimore në Komisionin Antimafia, Mario Conio, kreu i qendrës operacionale të DIA-s në Romë.

“Shqiptarët, nga pikëpamja e ndikimit kriminal, janë trashëgimtarët e Casamonicas. Ata kanë të njëjtin vulë, në të cilën dhuna është mënyra se si ata shprehen për të kontrolluar territorin”, nënvizohet më tej.

Sa i përket rajonit në kufi me Pulian dhe Kalabrinë, në raport nënvizohet se fenomenet mafioze kanë evoluuar midis provincave të Potenzës dhe Matera-s.

Në bregdetin Jon, klanet kalabreze kanë formuar një bosht kriminal me grupe indigjene dhe interesat kriminale mbizotëruese në këtë zonë janë ato të trafikut të drogës (gjithashtu me pjesëmarrjen e sindikatave shqiptare) zhvatjes dhe pastrimit të parave veçanërisht në aktivitetet tregtare të hotelerisë turistike.

Në Liguria sakaq vepron Ndragheta dhe krimi mafioz kalabrian është i strukturuar në Genova, Lavagna dhe Ventimiglia, duke njohur “Liguria” si një makrozonë kriminale që i nënshtrohet kontrollit të bandave lokale të vendosura atje.

“Lidhur me praninë e grupeve me origjinë të tjera kriminale vërehet prezenca e projeksioneve individuale jashtërajonale të Camorrës dhe mafies siciliane, edhe pse jo të organizuara në shoqata të strukturuara. Të gjitha provincat e Ligurias karakterizohen nga prania e shoqatave të huaja kriminale, shpesh të përbëra nga qytetarë të parregullt jashtë BE-së, me origjinë afrikane, amerikano-jugore ose evropiane, që veprojnë kryesisht në sektorin e trafikut dhe tregtisë së drogës. Në disa operacione të kohëve të fundit kundër drogës, ndër të tjera ka dëshmi të sinergjive operacionale mes krimit të organizuar shqiptar me subjekte që i atribuohen Ndranghetës dhe krimit indigjen. Përsa i përket Genovas, një nga aktivitetet më të fundit, që vërteton hipotezat hetimore, është arrestimi i super të arratisurit Pasquale Bonavota. Ai ishte njohur si promotori, drejtuesi dhe organizatori i bandës Bonavota“, citohet më tej në raport.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ SHQIPTARI/ Nuk ndaloi në postbllok, arratiset nga policia, kapet me gjysmë kg kokainë dhe 105 mijë euro
Previous article SANKSIONET KUNDËR IRANIT/ Shqipëria mes 9 vendeve që janë rreshtuar krah BE-së

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT