• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SPAK, VEND I HIDHUR QË…”/ Rama: Kush rri numëron ‘u thirr ky e u thirr ai’ do të zhytet vetë në atë baltë
Home
Politikë

“SPAK, VEND I HIDHUR QË…”/ Rama: Kush rri numëron ‘u thirr ky e u thirr ai’ do të zhytet vetë në atë baltë

27 May, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS.

Rama tha se qeveria është prej 10 vjetësh në luftë me korrupsionin dhe shprehu mbështetjen pa kushte ndaj SPAK.

“Kjo nismë që merr jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë me komentet që janë bërë nga burime të ndryshme. Janë propozuar qëllime të fshehta si vënia në kontroll e SPAK. Ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vjetëësh, prandaj ka ndodhur edhe Reforma në Drejtësi, bashkë me lindjen e SPAK i cili do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Kush e pi njëherë po njëherë jo, nuk ka shans të vetëpastrohet, por tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës. Ka ndodhur transofrmimi rrënjësor i shërbimeve publike përmes digjitalizimit, bashkë me fundin e radhëve dhe bakshisheve edhe për një çertifikatë lindjeje.

Prandaj ka ndodhur edhe çelja e negociatave për anëtarëesim në BE. Edhe proceset penale për zyrtarë të të gjitha niveleve, po ndodhin sepse lufta e nisur 10 vjet më parë është e vërtetë, është serioze dhe është pa kthim. Kush rri e numëron u thirr ky e u thirr ai, u dënua ky e u dënua ai, duke e kthyer opozitën në një llogore baltosjeje me iluzionin se do të na kthejë në popullin kundër, thjesht do të zhytet vetë në atë baltë. Ata që nuk e kuptojnë se pa vizionin dhe vullnetin tonë asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.

Ata që kujtojnë se lufta me korrupsionin në një shtet të ri demokratik, i cili deri para 10 vjetësh kishte zgjedhje gjysmë të lira dhe liri vjedhje 23 vjet, është një luftë që bëhet duke i rënë kazanit të iki Lena se do vijë Prena, nuk e kanë idenë sa larg realitetit të kësaj lufte janë”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EGLA PËRMBYS REKORDE/ Video e fikjes së dritave te Big Brother VIP shënon shikueshmëri më të lartë se Luiz Ejlli
Previous article I KUSHTOI KËNGË/ Pas ndarjes nga Xhensila aktori Bes Kallaku rinis një lidhje të re me...

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe… Aktualitet

OPERACION I MADH NË SHKODËR/ Zbulohet laboratori nëntokësor me hyrje të kamufluar! 10 të arrestuar, mes tyre edhe 2 gra, 170 kg drogë dhe…

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë Aktualitet

PLAGOSJA NË KORÇË/ Policia jep detaje: 30-vjeçari u lëndua gjatë një konflikti në rrugë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT