• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SAGA S’KA PËRFUNDUAR”/ Zbulohet si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit të Laert Haxhiut: Bandat në Lushnje kanë…
Home
Aktualitet
Kronikë

“SAGA S’KA PËRFUNDUAR”/ Zbulohet si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit të Laert Haxhiut: Bandat në Lushnje kanë…

25 April, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Keti Banushi, e ftuar në Report TV, u shpreh se bandat në Lushnje kanë treguar gjithnjë egërsi, teksa zbuloi edhe si ka lindur konflikti mes Aldo Bares dhe grupit tjetër tek i cili është dhe Laert Haxhiu, ndërsa tregoi për vrasjen makabre të rivalit të Aldo Bares, Artur Daja.

“Ishte fatkeqësi për djemtë lushnjarë ajo që ndodhi në ’97. Konfliktet që kanë patur erdhën edhe brenda Lushnjes. Saga ka nisur për konflikte jashtë vendit. Kanë qenë shok me njëri-tjetrin. Ka qenë konflikti mes Aldo Bares dhe Artur Dajën. Vrasja e vëllait të Bares nga Artur Daja. Mbaj mend se ajo që nxehu gjakrat ishte megjithë vrasjen, sërish nuk pranonte Daja të jepte trupin. Ka dashur disa orë të merrej trupi i tij. Kjo krijoi ndarjen. Më pas u ekzekutua Daja. Ka qenë ngjarje e egër.

Nuk kemi parë që të vritet personi, të merret koka dhe të luhet futboll. Me kokën e tij është shëtitur në gjithë qytetin. Lushnjarët e kanë të skalitur në memorie. Një hakmarrje e egër. Edhe në rastin konkret, Laert Haxhiu që tentoi të vrasë nipin e Aldo Bares. Ka patur një egërsi dhe vazhdon. Saga nuk ka përfunduar ende.

Përderisa kemi persona që ruhen. Familjarët e të vrarëve nuk vijnë në gjykatë të dëshmojnë nga frika. Shumica e atyre që kanë dalë nga burgu janë ekzekutuar”, shprehet Keti Banushi.
Ndërsa Banushi thekson se në qytete si Lushnja duhet të evidentohet më shumë dora e shtetit, pasi ka tendenca që qytete të tilla të vogla të jenë në dorë të grupeve kriminale.

“Kanë qenë rrethanat asokohe, në një shtet që nuk funksiononte. Në Lushnjë edhe komisariati nuk funksiononte. Kanë qenë situatat që sollën pasojat, që vazhdojnë edhe sot. Fakti që tani dy persona janë të arrestuar, duhet të ketë një dorë më të fortë, për të shpërbërë këto grupe që vazhdojnë edhe sot. Duhet të ndihet më shumë dora e shtetit, edhe në këto qytete të vogla”, thekson Banushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLLOFI I BARDHIT/ Reagon Rama: S’duhet të jetë burrë se s’ka mundësi, është thjesht çingije që kërcen prehër më prehër
Previous article SERA ME KANABIS NË BERAT DHE 95 GRA PUNTORE HASHASHI/ SPAK identifikon grupi kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe...

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT